Sport

Erling Haaland ka një lajm të keq për kombëtaren e Norvegjisë

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 04 October 2021

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Erling Haaland, tash e tri ndeshje nuk po mund t’i ndihmoj skuadrës së tij për shkak të një lëndimi, shkruan Gazeta inFokus.

Ky lëndim do t’i pamundësoj atij që të grumbullohet me kombëtaren e Norvegjisë për ndeshjet e muajit tetor.

Lajmin e ka konfirmuar vet Haaland përmes një njoftimi në llogarinë e tij zyrtare në twitter.

-Advertisement-

“Përshëndetje njerëz, shumë keq që nuk mund të jem gati për lojërat me kombëtaren. Nuk mund të prisja. Gjithsesi, i urojë fat Norvegjisë”, ka shkruar Haaland.

Norvegjia me 9 shtator do të luaj në udhëtim te Turqia, kurse tri ditë me vonë e pret Malin e Zi, në kualifikimet e Kupës së Botës ‘Katar 2022’./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera