Lajme

Erion Veliaj takon Zelenskyn në Kiev

Autori: Ermirë Berisha 11:34 | 20 August 2022

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, gjatë vizitës së tij në Kiev ka takuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn, shkruan Gazeta inFokus.

Veliaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për mirënjohjen që ka treguar Zelensky për mbështetjen e Shqipërisë gjatë pushtimit rus të Ukrainës.

“Shumë i lumtur që u takova me Presidentin Zelenski në Kiev, i cili shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Shqipërisë dhe Kryeministrit Edi Rama në Këshillin e Sigurimit, strehimin e refugjatëve dhe çdo ndihmë tjetër. Tirana dhe Kharkivi janë qytete motra – ne jemi zotuar të rindërtojmë shkolla aty dhe të japim ekspertizën tonë në rimëkëmbjen e Ukrainës”, ka shtuar Veliaj./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera