Erion Veliaj për Kurban Bajram shtron drekë për njerëzit në nevojë
Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 09 July 2022
Me rastin e Kurban Bajramit, Tirana shtroi një drekë festive në të gjitha qendrat sociale për familjet në nevojë, të moshuarit dhe personat me aftësi të veçanta.
Kryebashkiaku Erion Veliaj i uroi besimtarët myslimanë duke shërbyer drekën në Qendrën Komunitare “Gonxhe Bojaxhi” në zonën e Bregut të Lumit.
Ai tha se pas tërmetit dhe pandemisë Tirana u ngrit më e fortë.
“Gëzuar Kurban Bajramin! Është gjithmonë kënaqësi sa herë rikthehem në qendrat tona sociale. Këtu në Bregun e Lumit jemi ngritur në këmbë edhe me shtëpitë e reja që po ndërtojmë, edhe me këtë qendër sociale, ku kujdesemi si një familje për princeshat dhe princërit e vegjël. Në festa si kjo e sotmja, qoftë Kurban Bajrami, qoftë ndonjë festë tjetër, pavarësisht besimit që kemi, tregojmë se jemi anëtarë të një komuniteti”.
Veliaj u shpreh se Bashkia e Tiranës do të qëndrojë pranë njerëzve në nevojë, duke hapur qendra të reja komunitare.
“Kemi ndërtuar një qendër fantastike në Kombinat, do të shtojmë një në Laprakë dhe në secilën prej lagjeve të reja që po ndërtojmë për strehimin e familjeve të prekura nga tërmeti. Në qoftë se nga fatkeqësia dalim më të mirë seç ishim do të thotë se fatkeqësinë e kemi kthyer në një mundësi”.
I pari i Tiranës u ndal edhe te procesi i rindërtimit, teksa në lagjen e re “5 Maji” familjet e para po hyjnë në banesat e reja.
“Mezi pres të kthehemi në këtë lagje gjithmonë e më shumë të rindërtuar, gjithmonë e më shumë të bukur e të sistemuar. Më vjen mirë që familjet e para kanë hyrë te lagjja e re te “5 maji”, do të vazhdojmë edhe me familjet e tjera”, tha ai.
Veliaj siguroi se edhe familjet që preken nga procesi i rindërtimit do të kompensohen 100 përqind.
Gjatë ditës, Bashkia e Tiranës ka organizuar aktivitete të ndryshme për solidaritet me grupet në nevojë./Tch
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...