Erion Veliaj: Mbajtëm premtimin për një Tiranë dinjitoze
Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 17 July 2017
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qënë këtë të hënë në njësinë nr. 4, ku përfundoi ndërtimi i rrugës “Selaudin Bekteshi”.
Ai u shpreh se është mbajtur premtimi për një Tiranë më dinjitoze.
Ai theksoi se veç infrastrukturës rrugore është ndërhyrë edhe në krijimin e të gjitha mundësive për të qenë një zonë e denjë urbane, në mënyrë që banorët e këtyre zonave të ndihen qytetarë të barabartë.
“Jam shumë i lumtur që kemi sjellë një infrastrukturë cilësore, kemi bërë një kopsht, një çerdhe, një qendër sociale, që do të thotë se investimet cilësore po vijnë edhe në zonat periferike. Tiranën nuk e zhvillojmë dot nëse transferojmë gjithë njerëzit te kali i Skënderbeut, por vetëm duke punuar me këtë cilësi, çdo ditë nga një rrugë”, ka thënë Veliaj, shkruan Top Channel.
Kryebashkiaku tha se veç investimeve në infrastrukturën rrugore, ujësjellës, gjelbërim, kësaj zone do t’i shtohet shumë shpejt edhe një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën arsimore.
Ai siguroi se shkolla e re “Ardian Klosi” do të ketë një cilësi të lartë mësimdhënie, ndaj i bëri thirrje prindërve që fëmijët e tyre duke filluar që nga ky vit t’i regjistrojnë në këtë shkollë.
Ai u ndal edhe te situata e ujit të pijshëm, duke theksuar se falë aksionit të Task-Forcës por edhe të bashkëpunimit që kanë treguar qytetarët situata është drejt normalizimit.
“Dua të falënderoj gjithë qytetarët për bashkëpunimin për sa i përket ujit të pijshëm. Situata po shkon drejt normalizimit. Do të doja që të vazhdonim me të njëjtin sens kursimi dhe nikoqirllëku, duke qenë se ky është një mall i fundmë, pra që e ka një limit”, u shpreh Veliaj.
Por, ai theksoi që edhe këto ditë të nxehta të përballohen me sukses dhe që çdo qytetari t’i sigurohet uji i pijshëm, është e nevojshme vijimi i aksionit në terren, por edhe ndërgjegjësimi i qytetarëve se nuk mund të shpërdorojnë ujin e pijshëm
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...