Lajme

Erëza Vela i drejtohet Arbana Xharrës: Ti s’i ke mbështetur, por i ke poshtëruar gratë

Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 07 June 2017
Anëtarja e re e Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra, ka marr një goditje të fortë nga moderatorja, Erza Vela, e cila po ashtu qe përfolur se do të aderonte në PDK.Vela e ka marr të drejtën për ta “sulmuar” Xharrën, pasi ka thënë se ka qenë vetë ajo që e ka mbrojtur atë, kur e kanë sulmuar të tjerët.

Ajo ka përmendur me dhjetëra raste kur Xharra, sipas pretendimeve të saj, nuk është treguar korrekte me gratë.

Për më tepër lexojeni të plotë statusin e saj:

-Advertisement-

“Fakti qe e kam perkrah Arbanen publikisht ne shume raste, me obligon dhe me jep lirine edhe me e kritiku kur mendoj qe nuk ka te drejte, prandaj po e them qe tani, si politikane, eshte koha qe ajo te filloje te fuqizoje grate e te ndalet se perqeshuri ato!

Per me teper e ka obligim moral, meqe sa ishte kendej, pothuajse cdo grua e perkrahi ate si gazetare, ndersa ajo, shume rralle, per te mos thene kurre, nuk perkrahi ndonje grua tjeter. Per me teper, ne shume raste, keqshfrytezoi lirine e fjales dhe ndikimin e saj per me perqesh, gjyku, poshteru e nencmu mijera gra per zgjedhjet e tyre:

– Perqeshi e peruli profesionalisht e personalisht Presidenten Jahjaga. – Nencmoi Alma Lamen kur morri postin e ambadadores, duke i thene u shite. – Poshteroi Mimoza Kusarin, duke e akuzuar ne periudhen me sensitive te nje gruaje, ate te pas-lindjes, duke e ofenduar vrazhde pasi kjo e fundit kishte zgjedh me e vazhdu punen dhe kohe pas kohe me e marre djalin ne zyre. I dha epitete nga me poshterueset. – Perqeshi Mimoza Ahmetaj ne diten kur ajo u zgjodh Ministre e Integrimeve, duke i’a publiku nje foto me veshje tradicionale te nuserise, me pershkrimin: “a shkohet keshtu ne Evrope”. – Perqeshi ballon pranverore te Aferdita Saracinit dhe te gjitha grate qe ishin prezente aty. – Perqeshi ballon tradicionale te Aferdita Pacarades dhe te gjitha grate qe ishin prezente aty. – Poshteroi gra te mbuluara duke i fotografuar ne rruge e duke ua cenuar privatesine. – Perqeshi gra qe e duan moden e grimin. – Perqeshi gra qe bene intervenime estetike. – Refuzoi me u bashku ne kampanjen per fuqizimin ekonomik te gruas, #edhetimundesh – ne te cilen u bashkuan shume personalitete, duke perfshi edhe komisioneren Lunacek.

Keto jane disa nga rastet qe mua mu kujtuan. Kjo liste mund te jete edhe me e gjate, mirepo nje gje eshte e sigurte: cilado femer tjeter te ishte sot ne vendin e Arbanes, presionin me te madh social e lincimin e perqeshjen me te madhe publike do ta kishte nga vet Arbana, prandaj, ajo duhet te bej shume pune qe t’a meritoje perkrahjen e grave, ne vend se te vazhdoje te perqeshe koleget e saj deputete e politikane.”/AktivPress

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera