Lajme

Erërat e pasdites në Kosovë hynë në kategorinë e fatkeqësive natyrore, Ahmeti: Qytetarët të kenë kujdes

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 05 February 2023

Erërat e forta që janë paralajmëruar për pasditen e sotme, hynë në kategorinë e fatkeqësive natyrore dhe si të tilla mundë të jenë të rrezikshme e të shkaktojnë dëme, por edhe të rrezikojnë jetën e vet qytetarëve të vendit.

Kështu ka thënë drejtor ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC) dhe njohësi i çështjeve të emergjencave, Tahir Ahmeti, i cili ka thënë se qytetarët gjatë kësaj periudhe duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë lëvizjeve të tyre.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot pasdite vendi do të përfshihet nga erërat e fuqishme të cilat do të regjistrojnë shpejtësinë mbi 12m/s”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera