Erdogan vjen sot në Tiranë/ Nga përurimi i lagjes së re në Laç tek fjalimi në Kuvend. Ja axhenda dhe rrugët që bllokohen

Autori: Gazeta inFokus
09:09 | 17 January 2022
Ditën e sotme, presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan do të ketë në një vizitë të ngjeshur disa orëshe në Shqipëri.
Pas mbërritjes në Rinas rreth orës 09:00, bashkë me kryeministrin Edi Rama do t’i drejtohen Laçit për të parë lagjen e re të banesave ndërtuar falë mbështetjes të presidentit Erdogan dhe bujarisë të popullit turk.
Janë 522 apartamente me vlerë 42 milion euro, kontribut i Turqisë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Në orën 14:00, në ambientet e kryeministrisë do të mbahet takimi Rama-Erdogan e më pas nënshkrimi i 7 marrëveshjeve e memorandumeve bashkëpunimi.
Pjesë e vizitës në Tiranë të presidentit Erdogan është edhe një ndalesë për të parë Xhaminë Ethem Beu pas rikonstruksionit. Ishte TIKA, agjencia turke për bashkëpunim ndërkombëtar financuese e rikonstruksionit përmes specialistëve restaurotorë, të ardhur nga Turqia.
Rreth orës 15:00 do të mbahet konferenca për shtyp e kryeministrit Rama me Erdogan, ndërsa vizita e presidentit turk do të mbyllet me një fjalë në parlamentin e Shqipërisë.
Akset që do të bllokohen:
-Në rrugën nga aeroporti i Rinasit deri tek ‘Ura e Gjoles’ dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.
-Në rrugën Vorë-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 08:30 deri në orën 10:00.
-Në rrugën Rinas-Ura e Gjoles dhe anasjelltas duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:00.
-Në rrugën Vorë-Rinas, ura e Gjoles-Rinas dhe anasjelltas nga ora 11:00-13:00.
-Në autostradën Durrës-Tiranë dhe Tiranë-Durrës duke filluar nga ora 11:00-13:00.
Në unazën e re dhe vazhdimin e Unazës së Madhe, duke filluar nga nënkalimi i qendrës tregtare Casa Italia-ish sheshi Shqiponja-Rruga ‘Teodor Keko’, në te dy kahet e saj si në hyrje dhe dalje nga Tirana, duke filluar nga ora 11:00-13:30 do ketë bllokim te qarkullimit për të gjitha mjetet.
-Në unazën e madhe nga mbikalimi i Fabrikës së Miellit deri tek rrethrrotullimi qe te çon në Sanatorium do ketë bllokim te lëvizjes në të dy kahet e unazës duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:30.
-Në rrugën Interurbane kryesore Elbasan-Tirane dhe të gjitha rrugët e tjera dalëse për në unazën e madhe dhe me drejtim qytetin e Tiranës, do ketë gjithashtu bllokime të lëvizjes për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në oren 13:30.
-Në rrugën e Elbasanit, rrugën 3 ‘Vëllezërit Kondi’, rrugën ‘Arben Broci’, rrugën ‘Faik Konica’, rrugën ‘Dervish Hima’, rrugën ‘Asim Zeneli’, rrugën ‘Qamil Guranjaku’, rrugën ‘Ismail Qemali’, rrugën ‘Papa Gjon Pali II’, Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, do ketë bllokim të qarkullimit për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 11:00 deri në orën 13:30.
-Në Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, rrugën e Toptanëve, rrugën ‘Xhorxh Ë Bush’, Blv. ‘Zhan D’ark’, Blv. ‘Bajram Curri’, rrugën ‘Myslym Shyri’, rrugën 28 ‘Nëntori’ do ketë bllokime të lëvizjes për të gjitha mjetet duke filluar nga ora 14:30 deri në orën 16:30.
-Në rrugën e Toptanëve, rrugën ‘Xhorxh Ë Bush’, Blv. ‘Zhan D’ark’, rrugën e Elbasanit dhe Blv. ‘Bajram Curri’, do ketë bllokim dhe kufizime të lëvizjes për të gjitha mjetet nga ora 16:30 deri në orën 18:00.
-Gjithashtu nga ora 17:30 deri në orën 18:30, do ketë bllokim të lëvizjes për të gjitha mjetet në hyrje dhe dalje për në rrugën e Elbasanit, unazën e madhe, rrugën Teodor Keko, autostradën Tiranë-Durrës dhe Durrës-Tiranë, Vore-Rinas, ura e Gjoles-Rinas.
-Gjithashtu nuk do lejohet pushimi dhe qëndrimi i asnjë mjeti, përfshi edhe TAXI apo mjetet e subjekteve që kanë parkime të rezervuara në rrugët si më poshtë vijojnë, përjashto mjetet e emergjencave dhe ato te policisë se shtetit, në rrugën Rinas-ura e Gjoles, ura e Gjoles-Rinas-Qafe Kashar, autostrada Qafe Kashari-Tirane dhe anasjelltas, rruga ‘Teodor Keko’, Unaza e Madhe, rruga e ‘Elbasanit’, rruga ‘Ismail Qemal’i, Blv. ‘Dëshmorët e Kombit’, rruga e Toptaneve, rruga Xhorxh W Bush si dhe rrugë te tjera që afektohen nga kufizimet për qëllime sigurie në rrugëkalimin e Delegacionit të Presidentit Turk./TCh

Të tjera
-
Vizita e Thaçit në QKUK, Haradinaj: Herën tjetër, ardhsh për të qëndruar – bashkë me të tjerët
Anëtari i kryesisë së AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar pas vizitës së e ish...
-
Abdixhiku i prerë: VV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka ripërsëritur q...
-
Baton Haxhiu: Qeverinë e bën Vetëvendosja – s’është lajm i mirë por do t’i ketë deputetët
Gazetari Baton Haxhiu parashikon se qeverinë e re do ta formojë Lëvizja Vetëv...
-
Hamza i reagon Abdixhikut: Askush s’po thotë “hajde shkriju në PDK”
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka reaguar ndaj deklaratës ...
-
Abdixhiku: E paprecedentë, Gjermania me 70 milionë banorë votoi e shpalli rezultatet – ne ende në numërim
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka dhënë doza kritike mbi situatën e kriju...
-
Nënat e serbëve: Vuçiq po na i merr djemtë me zor ta mbrojnë
Në tubimin e madh kundër qeverisë së udhëhequr nga presidenti serb, Aleksandë...
-
“Kadalni burra, ka njëfarë rendi këtu në Kosovë”, Abdixhiku iu përgjigjet Hamzës dhe Haradinajt
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka reaguar ndaj deklara...
-
Kjo është gjendja shëndetësore e babait të ish-presidentit Thaçi, mjeku i QKUK-së jep detaje
Njëri nga mjekët që po kujdeset për gjendjen shëndetësore të babait të ish-pr...
-
Abdixhiku për sụlmet e VV-së ndaj Hysen Çekajt: Të ulëta, për inat që nuk është në listën e tyre
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar sulmet që Lëvizja Vetëvendos...
-
“I vyshkur në ballë por i thelluar në burrni – Hero i Kosovës, dëshmitarët e Hagës, pjesë e një rrëfimi gënjeshtër”, Baton Haxhiu për Thaçin
“I vyshkur në ballë por i thelluar në burrni – Hero i Kosovës, dëshmitarët e ...
-
Abdixhiku: Opozita nuk është e bashkuar, nuk është një subjekt i vetëm politik
I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryemin...
-
Vizita e Thaçit në QKUK, Hamza kritikon Specialen: Pamje e panevojshme dhe e padrejtë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka komentuar mënyrën se si ...