Lajme

Erdogan: Turqia e shqetësuar për ndihmën amerikane ndaj kurdëve

Autori: Gazeta inFokus 08:32 | 24 August 2017

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i ka thënë sekretarit amerikan të mbrojtjes, James Mattis, se Ankaraja është e shqetësuar për shkak të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për milicinë kurde, e njohur si YPG, të cilën Turqia e konsideron grup terrorist.

Sekretari Mattis dje arriti për vizitë njëditëshe në Turqi, pasi qëndroi në Irak, për ta shqyrrtuar progresin në fushatën kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Pos me presidentin Erdogan, ai në Ankara u takua medhe me ministrin e mbrojtjes së Turqisë, Nurettin Canikli.

-Advertisement-

Turqia është aleat i rëndësishëm në NATO për Shtetet e Bashkuara dhe është pjesë e koalicionit që lufton kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Por, Ankaraja është e irituar se Uashingtoni e ka armatosur grupin kurd, YPG (Njësitet e Mbrojtjes Popullore Kurde), për sulmin në qytetin Raka, në pjesën veriore të Sirisë, që është bazë e militantëve të Shtetit Islamik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera