Erdogan: Turqia do të ratifikojë pranimin e Finlandës në NATO
Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 17 March 2023
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se Turqia do të nisë procesin e ratifikimit të anëtarësimit të Finlandës në NATO.
Ratifikimi zyrtarisht duhet të miratohet nga Parlamenti turk dhe Erdogan tha se shpreson që ky proces të ndodhë para zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale turke që mbahen më 14 maj.
Gjatë një konference për media me homologun e tij finlandez, Erdogan tha se Turqia do të vazhdojë të diskutojë me Suedinë sa i përket çështjeve që lidhen me terrorizëm. Sipas tij, anëtarësimi i Stokholmit në aleancën ushtarake perëndimore do të varet drejtpërdrejt në masat që ndërmerr sa i përket kërkesave turke lidhur me terrorizmin.
Presidenti i Turqisë tha se ka kërkuar që Suedia të ekstradojë 120 persona që Ankaraja i konsideron terroristë.
Në anën tjetër, presidenti i Finlandës, Sauli Niinisto, tha se vendimi i Ankarasë është shumë i rëndësishëm për shtetin e tij. Por, ai shtoi se anëtarësimi i Finlandës në NATO nuk është i plotë pa Suedinë.
Finlanda dhe Suedia hoqën dorë nga politika e mosangazhimit ushtarak dhe majin e kaluar aplikuan për anëtarësim në NATO, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës.
Finlanda, Suedia dhe Turqia në qershorin e vitit të kaluar arritën një marrëveshje trepalëshe. Turqia shprehu frustrimin e saj lidhur me atë që e sheh si dështim të Suedisë për t’iu përmbajtur zotimeve të marrëveshjes.
Ankaraja pezulloi negociatat me Suedinë pas një proteste të mbajtur në janar në Stokholm, ku para ndërtesës së Ambasadës turke u dogj një Kuran. Por, më 9 mars, dy shtetet rinisën bisedimet në Bruksel.
Turqia ka akuzuar Suedinë se është bërë “strehë” për anëtarët e organizatave që Ankaraja i konsideron terroriste.
Aktualisht, nga shtetet anëtare të NATO-s, pranimin e Finlandës dhe Suedisë nuk e kanë ratifikuar parlamentet e Turqisë dhe Hungarisë./REL
Të tjera
-
Osmani takohet me dy zyrtaret amerikane në San Salvador, flasin për sigurinë e partneritetin mes dy vendeve
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se është takuar me nën-sekretaren e Shte...
-
Deputetët serbë paguhen pa shkuar në seanca, mbi 300 mijë euro nga dhjetori i vitit 2022
Mbi 300 mijë euro është vlera e pagave të dhjetë deputetëve serbë nga dhjetor...
-
Uniformat policore, Sveçla: Serbia është përgjegjëse për tentativën e destabilizimit dhe aneksimit të veriut
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pasi policia dje n...
-
Iu gjeten 3 mijë euro false, arrestohet një person në Fushë Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur 34 kartëmonedha nga 100 euro të ...
-
Dhuratat që i shkëmbyen Kurti dhe Erdogan gjatë takimit në kompleksin presidencial turk
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti është takuar sot me Presidentin e Turq...
-
Aksion i policisë në Leposaviq, konfiskohen dhjetëra uniforma të policisë serbe
Policia e Kosovës gjatë të premtes pasdite ka përfunduar aksionin policor...
-
Në vitin 2030 pritet të përfundojë pastrimi i Kosovës nga mi*nat e luf*tës
Nga 4,520 zona të rrezikshme nga minat në të gjithë Kosovën, pas luftës, tash...
-
Kurti dhe shefi i diplomacisë turke bisedojnë për projekte të përbashkëta
Krahas takimit dhe drekës së punës me Presidentin e Turqisë, Erdogan, bashkë ...
-
Haradinaj: Jemi këmbëngulës për ta bërë Kosovën anëtare të NATO-s
Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marr...
-
1 Qershori, dita pa makina në Tiranë
Për qytetarët e Tiranës e shtuna e 1 qershorit do jetë “Ditë pa makina”, ku q...
-
Kurti vizitoi dhe vendosi kurorë me lule në Mauzoleun e Mustafa Kemal Atatürkut
Pas takimit bilateral me Presidentin e Turqisë, Erdogan, kryeministri i Kosov...
-
Dronët Bayraktar testohen në Aeroportin e Gjakovës
Dronët Bayraktar janë testuar të premten në hapësirat e aeroportit të Gja...