Lajme

Erdogan dhe Borisov hapën Kishën e Hekurt të rikonstruktuar në Stamboll

Autori: Gazeta inFokus 22:04 | 07 January 2018

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, së bashku me kryeministrin Binali Yildirim dhe kryeministrin bullgar Bojko Borisov e hapën kishën e restauruar historike bullgare “Shën Stefani” (Kisha e Hekurt) në Stamboll, e cila është rikonstruktuar rrënjësisht.

Duke folur në solemnitet Erdogan, theksoi se hapja e sërishme e Kishës së Hekurt paraqet mesazh të rëndësishëm për komunitetin ndërkombëtar.

“E vlerësoj si një mesazh shumë të rëndësishëm për komunitetin ndërkombëtar realizimin e këtij inaugurimi në një periudhë të tillë”, tha Erdogan.

-Advertisement-

Presidenti turk ka shtuar se në 15 vitet e fundit me kontributet e Turqisë, krahas atyre në vend janë kryer restaurime të më shumë se 5 mijë veprave në një pozitë gjeografike të gjerë që përfshin Ballkanin, Lindjen e Mesme, Afrikën e Veriut, Azinë Jugore, Azinë Qendrore dhe Evropën Lindore.

“Ne besojmë se është në përgjegjësinë e shteteve për të siguruar që të gjithë mund të adhurojnë lirisht pa marrë parasysh besimet dhe rrënjët e tyre. Në periudhën osmane në territoret aktuale të Bullgarisë janë ndërtuar shumë vepra historike si xhami, hane, hamamë, ura dhe varre. Ne e dimë se veprat historike dhe xhamitë në Bullgari gjithashtu kanë nevojë të restaurohen. Ashtu si në rastin e Kishës së Hekurt, ne mund t’i bëjmë këto vepra së bashku për ruajtjen e trashëgimisë së përbashkët kulturore”, tha Erdogan.

Kryeministri bullgar Borisov, i cili gjithashtu ishte i pranishëm në ceremoni, theksoi se nevojiten orvatje për normalizimin e marrëdhënieve mes Turqisë dhe BE-së në vitin 2018.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera