Era Istrefi, kosovarja që do ‘dridh’ Rusinë në duet me Will Smithin
Autori: Gazeta inFokus 18:37 | 22 May 2018
‘Mani për Money’ ka qenë kënga e saj e parë me të pasuar me ‘E dehun’ dhe një vit më vonë ishte bashkëpunimi me Ledri Vulën, kënga ‘Shumë pis’ e cila atë kohë u shndërrua në një ‘hit’.
Pjesë e bagazhit të saj të hershëm artistik ishin edhe këngët : A Po Don, 13, Njo si Ti. Mirëpo ‘zari’ i madh i erdhi në 2016-tën kur këngëtarja shqiptare, Era Istrefi u bë emri më i komentuar dhe zëri më i dëgjuar në botë.
Projekti muzikor ‘Bon bon’ i cili sot ka arritur të klikohet më shumë se 500 milionë herë në Youtube, Erës i hapi dyert e suksesit ndërkombëtar për të lidhur kontratë më pas me shtëpitë e mëdha diskografike amerikane Sony Music Entertainment dhe Ultra Music në shkurt të 2016-tës, shkruan lajmi.net.
Një vit më vonë (2017) këngëtarja shqiptare publikoj një tjetër projekt muzikore me titull ‘Redrum’ për të cilin bashkëpunoj me Felix Snow.
Pastaj dueti me rap-artistin French Montana,’ No I Love Yous’ arriti që ta bëjë Erën sërish zërin më të dëgjuar.
Kaq pak kohë u desht që Era Istrefi, nga një këngëtare me shumë pak ndikim e projekte muzikore të realizuara të jetë emri më i kërkuar në të gjithë botën.
Ajo madje nga mediat e huaja është krahasuar me dy ndër këngëtaret që kanë bërë bujë në tregun amerikan, Sia-n dhe Rihanna-n.
Kjo ngjitje e menjëhershme e kishte befasur edhe vetë këngëtaren e cila sot u është mirënjohëse të gjithë bashkëpunëtorëve. Por nuk duhet harruar që talentin i saj dhe vullneti e kanë kryer punën më të madhe.
Pas një shkëputje nga skena të gjithë nisën të kërkonin edhe një prodhim tjetër nga ylli shqiptar e cila ndonëse nuk shihej aktive në publikimin e këngëve të reja, punonte në heshtje që më pas suksesi i saj të flasë vet ashtu siç edhe ndodhi së fundmi.
Lajmi se këngëtarja kosovare do të këngojë në Botërorin Rusia 2018 ishte më i miri që do të mund të kishin marrë fansat pas pauzës që këngëtarja e bëri.
Gjatë ditës së sotme (22 Maj) u konfirmua se kënga zyrtare e Kupës Botërore do të këndohet nga Will Smith, Nicky Jam dhe Era Istrefi.
Sipas mediave të huaja, kënga është planifikuar të publikohet këtë të premte (25 Maj), madje edhe Will Smith po rikthehet në muzikë dhe atë me himin zyrtar të Kupës së Botës 2018, me yllin e reggaeton-it të Kolumbisë, Nicky Jam dhe këngëtaren kosovare Era Istrefi.
Sipas njoftimit të “Billboard”, kënga do të lansohet më 25 maj është prodhuar nga Diplo, producenti amerikan i cili është prapa hiteve të grupit Major Lezer, duke përfshirë Lean On dhe Cold Water.
Will Smith ka qenë një pop-reper i suksesshëm gjatë viteve 1980-1990, ndërsa Nicky Jam është një nga yjet më të mëdhenj të Amerikës Latine dhe këngëtarja kosovare ka rastin që të performojë pranë tij dhe në një projekt të përbashkët me kaq rëndësi dhe ndikim në botë.
Të tjera
-
Vuçiq: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...
-
Protestë masive në Beograd kundër presidentit serb
Dhjetëra mijëra veta u mblodhën të dielën në një shesh qendror në Beograd duk...
-
Hill thotë se s’ka paralajmërime për sanksione ndaj NIS’it në Serbi, a i gënjeu Vuçiq serbët për të krijuar panik?
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka...
-
Tajani për vizitë në Kosovë, viziton kontigjentin italian të KFOR-it
Kryediplomati italian, Antonio Tajani, ka ardhur për vizitë në Kosovë për të ...
-
Kremlini hedh poshtë raportimet e mediave turke se gruaja e Assadit kërkoi divorc dhe largim nga Moska
Kremlini hodhi poshtë të hënën raportet e mediave turke që sugjeronin se Asma...
-
Kundërligjshëm e pa përvojë pune, Rozeta Hajdari e bën zv. kryeinspektore ish asistenten e Albulena Haxhiut vetëm 8 muaj pasi u punësua në MINT
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ish asist...
-
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje politike e Rugovës ia dha vendit demokracinë në të cilën fitojnë edhe rivalët tanë
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri shkroi për përvjet...
-
Komuniteti i Ambasadës nderon Hovenierin për vizionin e tij për Kosovën
Komuniteti i Ambasadës Amerikane ka nderuar ambasadorin Jeffrey M. Hovenier m...
-
Hill: Nuk ka prova që lidhin Beogradin me shpërthimin në kanalin Ibër-Lepenc
Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, tha sot se SHBA-të nuk kanë k...