Lajme

Eqrem Kryeziu “godet” Isa Mustafën: A e kuptuat se kush është Isa?

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 23 May 2017

Ish anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu e ka komentuar situatën në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Eqa e ka kritikuar liderin e kësaj partie, Isa Mustafën për të cilin thotë se e ka shëndrruar LDK-në një Organizatë të Punës së Bashkuar.

Ish kryetari i Prizrenit e ka kritikuar edhe listën e publikuar nga LDK për të cilën ka thënë se është e ndërtuar si model titist.

-Advertisement-

”Tashmë edhe opinioni i gjerë e ka të qartë se kush është Isa. Dëshmia e z. Hajredin Kuçi për refuzimin e rishikimit të demarkacionit, përkundër gatishmërisë së autoriteteve të Malit të Zi, është kyçe. Nuk i pëlqen shokut Isë një shoqëri pa konflikte. Mundësisht të ketë përplasje civile, sikur edhe pati për demarkacion.

T’i kthehemi tani opinionit të Lidhjes Demokratike të Kosovës: kjo parti ka mbijetuar të gjitha sfidat më të ashpra falë raportit emocional të anëtarësisë me të. Partitë e reja nuk e kanë këtë cilësi, këto janë tejet pragmatike. Por a mund ta vlerësojë Isa këtë dashuri të anëtarësisë ndaj LDK-së? Në asnjë mënyrë!

Ai është aty për ta luftuar, për ta ndryshuar e për ta shndërruar Lidhjen Demokratike në një Organizatë Bazë të Punës së Bashkuar. Kjo organizatë ka Këshillin e Punëtorëve, anëtarët e të cilit zgjedhen për paaftësinë për t’u marrë vesh njëri me tjetrin: modeli titist i Kullës së Babilonit. Po të lehohej ndërkomunikimi, karakteret totalitarë nuk mund të udhëheqin.

Ja! Mbi këtë koncept Isa bën lista. Vetëm në këtë mënyrë mund të vallëzojë si vedetë në krye të Këshillit të Punëtorëve të Oranizatës Bazë të Punës së Bashkuar “LDK” “ ka thënë Eqrem Kryeziu

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera