`EQAR u ndikua nga informimi dashakeqës i ndonjë grupi të interesit`
Autori: Gazeta inFokus 06:52 | 02 March 2018
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi vendimin për largimin e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga EQAR, e ka vlerësuar si të ndikuar nga informimi dashakeqës i ndonjë grupi interesi, apo lidhjembajtësi dashakeq për Kosovën.
Po ashtu ai ka vlerësuar se duart politike në të tilla agjenci vrasin arsimin, kapin institucionet dhe për periudhë jo të gjatë, e bëjnë arsimin e lartë klientelist, me çka pastaj i vuajmë pasojat.
Postimi i ministrit Bytyqit në Facebook:
Qytetarë të nderuar, opinion i shqetësuar dhe ju palë të interesit,
Po ju drejtohem me këtë letër rreth gjendjes së krijuar dhe një tensioni të stisur opinionesh për vendimin e institucionit evropian EQAR për largimin e Kosovës nga kjo organizatë me të drejtë apelimi në afat tremujor.
Tendenca e largimit të tillë vjen si pasojë mosbesimi dhe dyshimi (se mos ne kishim bërë një goditje politike), pas shkarkimit të Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, të ndikuar jo pak nga informimi dashakeqës i ndonjë grupi interesi, apo lidhjembajtësi dashakeq për Kosovën.
Duart politike në të tilla agjenci vrasin arsimin, kapin institucionet dhe për përiudhë jo të gjatë, e bëjnë arsimin e lartë klientelist, me çka ne pastaj i vuajmë pasojat në paskohë!
Nëse diçka qëndron në themelet e ardhjes sime në krye të dikasterit të arsimit, është kjo: Ta çkapim arsimin nga kapja! Kjo është edhe njëra nga pikat e mia programore, me të cilat unë e kam lidhur fatin tim publik. Kjo është detyrë jo vetëm e imja, por edhe përpjekje e kombit tonë. Arsimi është shoqëria. Arsimi është ekonomia. Arsimi është shteti ligjor. Pra, arsimi është vetë cilësia e jetës dhe ne këtu nuk do bijmë në ujdi me kapësit e sistemit, por do t’i çkapim çdo ditë e kudo. Kjo është puna jonë dhe mjerisht, nganjëherë e kaluara e gabueshme po na e bënë të jetë edhe lufta jonë! Gjendja që ne e trashëguam në arsim është nderi dhe mallkimi i pararendësve tonë, edhe pse pa të drejtë na faturohet neve.
Megjithatë, ne nuk ndjehemi mirë me këtë tendencë largimi nga ky mekanizëm evropian dhe do ta ndihmojmë shumë Agjencinë e Akreditimit që të sqarojë EQAR-in në këta tre muaj afat që kemi, për të ndalur largimin.
Ne sigurojmë opinionin, EQAR-in, palët e interesit në Kosovë, se ne i mbajmë duart politike larg këtij institucioni dhe secilit institucion arsimor. Këtë e dëshmon lista me emra që ne ia kemi ofruar Parlamentit për miratim. Administrata dhe drejtuesit e Parlamentit, për habinë tonë, e kanë vonuar këtë çështje, dhe nuk e kanë futur në rend dite edhe përkundër ndjeshmërisë së saj. Me gjithë vonesën, ajo nesër pritet të jetë materie që pret miratimin e deputetëve.
Ne sigurojmë opinionin se, asnjëherë Kosova nuk ka pasur listë emërore apolitike dhe natyrisht edhe profesionale sikur kjo.
Le të shërbejë kjo gjendje që të shtojë edhe ndjeshmërinë e mirëkuptimin e deputetëve që me votimin e tyre të na hapin rrugë, me çka Bordi i ri do vihej në punë dhe do kishte para vetes gjithë kohën e duhur dhe mbështetjen tonë, që në komunikim me EQAR të risjellë gjithçka në vend të vet.
Sikur edhe është i informuar opinioni, unë pata marrë një vendim me kërkesë të Kryeministrit për shkarkimin e Bordit të AKA-së.
Kemi bërë mirë apo keq, koha do ta tregojë, por se unë edhe pas kaq kohë pas atij vendimi, besoj se kemi bërë gjënë e duhur.
Fundja, ne jemi këtu për të marrë vendime. E ardhmja do të na gjykojë nëse kemi bërë mirë apo keq!
Të tjera
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...