Enver Hoxhaj me kritika: Bislimit e Gërvallës iu mungon ekspertiza, qeveria pa eksperiencë në dialog
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/09/enver-hoxhaj.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
23:47 | 30 October 2022
Ish-ministri i Punëve të Jashtme njëherit deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka komentuar qasjen e Qeverisë Kurti karshi politikës së jashtme, përkatësisht çështjen e dialogut Kosovë-Serbi.
I ftuar në InDoks të Gazetës Insajderi, i transmetuar në Kanal 10, Hoxhaj i ka cilësuar zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi e ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën si jo ekspert të kësaj fushe.
Sipas tij, atyre u mungon dija bazike për të udhëhequr me përfaqësim të jashtëm.
“Padyshim, jo vetëm që i mungon eksperienca mungon edhe dija bazike se si të sillen në situata të tilla historike dhe unë e kam përshtypjen që mbi të gjitha janë duke e lexuar gabimisht edhe Serbinë se këta po mendojnë se gabon Vuciqin edhe ne mund të përfitojmë politikisht prej Kosovës dhe janë ka sillen në politikë të jashtme edhe si viktimë dhe unë mendoj që kjo është qasje e gabuar se Kosova nuk mund të pretendojë që është viktimë në vitin 2022 sepse ne kemi triumfuar në vitin 99 në konferencën e Rambujes mbi Serbinë duke tregu që jemi vend i lirë”, u shpreh Hoxhaj në InDoks.
Ai ka folur edhe për kohën e negociatave në Vjenë e planin e Ahtisarit.
“Ne kemi triumfuar në Vjenë me planin e Ahtisarit duke arritë shpalljen e pavarësisë dhe këto dyja kanë qenë kontratat tona të para me Perëndimi dhe unë e shoh planin francez dhe iniciativën e re amerikane perëndimore si një mundësi për të arritë një kontratë të tretë me Perëndimin”, ka thënë ai.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/06/FotoLajmVFS.jpg)
Të tjera
-
Presidentja Osmani në Zvicër, takohet me kancelarin Scholz dhe liderë të tjerë evropianë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në nisje të Samitit të Paqes për Ukrainë...
-
Osmani takohet me Zelenskyn në Zvicër: Jemi për të dhënë mbështetje për lirinë e Ukrainës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me presidenten zvicerane...
-
Re lu*fte i afrohen Suedisë? Avioni ushtarak rus shkel hapësirën ajrore
Frika për një shtrirje të luftës së Ukrainës në Europë u ripërtëri me inciden...
-
Bankat thyejnë rekord/ 58 milionë € fitim të pastër për 4 muaj
Bankat komerciale në Kosovë sivjet kanë thyer rekord me fitimet e realizuara,...
-
Mbi dy milionë pelegrinë në Mekë për të kryer haxhin
Më shumë se dy milionë pelegrinë të huaj kanë mbërritur në qytetin e shenjtë ...
-
Shënohet 81-vjetori i lindjes së Ukshin Hotit, Kurti: Detyra e tij ishte t’ia thotë të vërtetën popullit
Me rastin e shënimit të ditëlindjes së 81-të të profesorit dhe mendimtarit po...
-
Beogradi s’do të ofrojë hapësirë për festivalin “Mirëdita, dobar dan”, thotë kryetari i komunës
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të komunës së Beogradit, Aleksandar Shapiq, ...
-
Osmani takon homologen malteze: Malta është një vend vërtet mik i Kosovës
Presidentja Vjosa Osmani po vazhdon vizitën zyrtare në Zvicër. Në marxhina të...
-
Përurohet Shtegut i Lirisë “Pashtriku”, në Has-Pashtrik
Në kuadër të aktiviteteve shtetërore në shënim të 25-vjetorit të çlirimit të ...
-
Shitjet e makinave në Kinë u rritën me 8.3 për qind në janar-maj
Shitjet e automjeteve në Kinë u rritën me 8.3 për qind në baza vjetore në afr...
-
Kurti ndahet baras në shah me mjeshtrin i cili e mposhti Kasparovin
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në Kampionatin Ballkanit t...
-
Varroset me nderime ushtarake nënoficeri i FSK-së që vdiq në vendin e punës
Këtë të shtune është varrosur me nderime ushtarake nënoficeri Muhamet Beqiri,...