“Enver Hoxhaj ka punuar kundër UÇK-së”, zbulohet se çfarë kishte thënë Hashim Thaçi për Enver Hoxhajn
Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 13 January 2021
Kreu aktual i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj dikur del të ketë qenë kundërshtari më i madh i po të njëjtës parti. Madje, në një rast ish anëtari i PDK-së Bilall Sherifi, tash anëtar i Nismës Socialdemokrate, kishte treguar detaje shokuese, që sipas tij, Hashim Thaçi i kishte thënë për Enver Hoxhajn.
Në një intervistë të dhënë në vitin 2013, Bilall Sherifi tregon se Hashim Thaçi kishte kërkuar të mos rrinin me Hoxhajn pasi sipas tij kishte punuar kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Në mënyrë eksplicite ka kërkuar mos rrini me këtë, mos rrini me këtë, sepse ata janë armiq të Kosovës. E me kalimin e kohës i ka bërë bashkëpunëtorë më të afërt”, kishte rrëfyer Sherifi në vitin 2013.
Sipas tij njëri nga këta njerëz ishtë Enver Hoxhaj, i cili në vitin 2013 mbante postin e ministrit të Jashtëm të Kosovës.
“… Hashim Thaçi na ka tregu neve se kush është. Ne nuk e kemi njohur. Ai na ka thënë Enver Hoxhaj është një njeri i cili në Vjenë e ka sabotuar UÇK-në, ka punuar kundër UÇK-së, ka punuar kundër PDK-së”, ka treguar Sherifi.
Madje ai tregon një detaj të rëndësishëm, të cilin Thaci e kishte ndarë me anëtarët e partisë së tij.
“Bile na ka thënë një citat, sdi sa është i vërtetë, ai duhet ta sqarojë këtë se Enver Hoxhaj ka thënë se po t’fitojë UÇK-ja, pastaj PDK-ja, unë do të kërkoj azil në Beograd. E ka thënë Hashim Thaçi, neve na ka thënë Hashim Thaçi, prandaj kërkoj që mos të rrini me atë njeri se ai është kundërvajtës, kështu e citoj tekstualisht çka ka thënë për të. Pra si mund unë tash të besoj një njeri që do të mbrojë interesat në raport me Serbinë, për të cilin Hashim Thaçi na ka thënë se ai është i gatshëm të shkojë dhe të kërkojë azil në Beograd”, kishte deklaruar Bilall Sherifi në vitin 2013, intervistë të cilën mund ta ndiqni nga minuta e 8-të./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Sërish dështon votimi i buxhetit në Prishtinë
Për të tretën herë ka dështuar votimi i buxhetit të Komunës së Prishtinës në ...
-
ASK: Deficit tregtar prej 10,4% në muajin tetor 2024, krahasuar me 2023-tën
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat ...
-
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
Huti kësaj radhe vjen në ARTMOTION n’pikë të ditës, me super ofertë në Pakon ...
-
Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së K...
-
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Problemet me energji elektrike kanë vazhduar edhe sot si shkak i erërave të f...
-
Punëtoret teknike në Kuvend refuzojnë takimin me anëtarët e Komisionit për të drejtat e njeriut
Gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës kanë refuzuar të marri...
-
Sa importon dhe eksporton energji elektrike Kosova?
Importi i energjisë elektrike në shtator të vitit 2024 ishte 166.73 GWh, kurs...
-
“Sa është IQ-ja e deputetëve të Vetëvendosjes”
Shkencëtari, njëkohësisht dhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka, pë...
-
“M’kanë thon ke pasë sukses veç pse je femër”, befason biznismenja kosovare, pasi tregon me çfarë paragjykimesh u përball
Kontabilistja Elvira Ibrahimi Hoti rrëfen se është përballur më paragjykime t...
-
Aksident mes një veture dhe motoçiklete në kryeqytet, lëndohet një person
Një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete ka ndodhur gjatë ditë...
-
Dita e Alfabetit, Nagavci: Kongresi i Manastirit, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të kombit tonë
Në shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi datën 22 nëntor si Ditë...
-
Gjendet pa shenja jete një person në Gjilan, rasti po hetohet
Një person ka informuar se djali i tij është gjetur pa shenja jete. Sipas ...