Lajme

Enver Hoxhaj bën thirrje për dënimin e sulmuesve të Xharrës, thotë se kemi dështuar ta mbrojmë një grua që thotë mendimet ndryshme

Autori: Gazeta inFokus 08:59 | 13 May 2017

Ministri i Jashtëm ka reaguar ndaj sulmit që iu është bërë anëtares më të re të PDK’së, Arbana Xharra.

Xharra u sulmua gjatë natës, pranë banesës së saj në Prishtinë, dhe më pas u dërgua në QKUK për trajtim mjekësor.

Ministri Hoxhaj bën thirrje për dënimin e sulmuesve të Arbana Xharrës, dhe përmes këtij statusi, ministri bën me dije që shteti ka dështuar ta mbrojë një grua që t’i thotë mendimet ndryshe.

-Advertisement-

“Thellësisht i tronditur nga sulmi qyqar ndaj Arbana Xharrës. I shokuar nga ajo që mund ti ndodhë një gruaje, një nëne dhe mbi të gjitha një aktiviste të guximshme në tërë këto vite që nuk ka hezituar ti thotë hapur dhe pa frikë gjërat të cilat i mendon. Kemi dështuar të tërë që nuk kemi mbrojtur një grua e cila i thotë mendimet ndryshe. Jo toleranca jonë ndaj njerëzve që nuk pajtohemi me ta po na shtyn drejt këtyre ngjarjeve të papranueshme. Mjaft më! Të bashkëndjejmë të gjithë. Ta dënojmë të gjithë! Sulmuesit para drejtësisë. Arbana, shërim të shpejt!”, shkruan Hoxhaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera