Enver Hasani: Rezoluta e Luginës nuk duhet të shkoj në Kuvend, është kundër kushtetuese
Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 11 September 2018
Ish Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, e ka vlerësuar si pa efekt dhe kundër kushtetuese, rezolutën për bashkim me Kosovën, të cilën liderët e Luginës së Preshevës e kanë nënshkruar dhe po kërkojnë që të votohet në Kuvendin e Kosovës.
Liderët e Luginës kanë kërkuar që të vihet në rend dite në Kuvendin e Kosovës në afat sa më të shkurt dhe të votohet draft-rezoluta për bashkim me Kosovën duke u bazuar në referendumin e mbajtur në vitin 1992.
Enver Hasani, tha për KALLXO.com se miratimi i çdo rezolute ose çështje që ka ndalesë në Kushtetutë siç është çështja e territorit është kundër kushtetuese.
“Miratimi i çdo rezolute për çështjet që nuk janë pjesë e Kushtetutës tonë përkatësisht që kanë ndalesë në Kushtetutën tonë siç janë çështja e territorit, çdo rezolutë, çdo vendim i Kuvendit është kundër kushtetues”, tha Hasani.
Sipas Hasanit, Kuvendi nuk do të duhet ta liston në rend dite fare këtë rezolutë.
“Kuvendi nuk ka të drejtë fare me nxjerrë në rend dite çështjet e bashkimit ose ndryshimeve territoriale që janë jashtë asaj që është e përcaktuar në Kushtetutë përkatësisht për kufijtë që i ka pas Kosova sipas Planit të Ahtisarit ose sipas Kushtetutës së vitit 1974”, theksoi Hasani.
Hasani ka sqaruar se ajo rezolutë nuk do të kishte kuptim dhe nuk do të duhej të shkoj në Kuvend pasi ky është proces politik.
“Nëse shkon, Kuvendi e shkel Kushtetutën. Ajo rezolutë nuk ka efekt sepse është kundër kushtetuese”, tha Hasani.
Më 10 shtator, liderët e Luginës së Preshevës, në një konferencë të përbashkët me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kanë bërë kërkesën për rezolutë.
Shqiprim Arifi, e ka lexuar draftin e rezolutës e cila iu drejtohet, krerëve të shtetit, liderëve dhe grupeve parlamentare.
“Ne liderët e shqiptarëve të Preshevës Medvegjes e Bujanocit ju drejtohemi me kërkesën që në një periudhë sa më të shkurtë kohore të miratoni një rezolutë në Kuvendin e Kosovës përmes të cilës do ta përkrahni vullnetin tonë politik të shprehur në referendumin e 1, 2 marsit 1992, për bashkimin e Preshevës, Bujanocit e Medvegjes me Kosovën. Këtë e kemi nënshkruar gjithë liderët tanë të Preshevës dhe shpresojmë që të procedohet në Parlamentin e Kosovës”, ka lexuar Arifi.
Gjatë ditës së djeshme më 10 shtatorit, Arifi në një intervistë për KALLXO.com, është pyetur se a e kupton që nëse miratohet një draft-rezolutë e tillë, secili deputet i Kosovës e shkel Kushtetutën e Kosovës.
Ndërkaq, Arifi në përgjigjen e tij shtoi se kjo çështje nuk e shqetëson.
“E kuptoj, edhe, a duhet me më shqetësu kjo mua, a?”, tha Arifi.
Gjithashtu Arifi është pyetur se a janë duke kërkuar prej deputetëve të Kosovës me shkelë aktin më të lartë juridik të Kosovës, Arifi tha po kërkojnë thjesht një draft-rezolutë.
Se a pret që deputetët ta ngritin dorën dhe ta shkelin Kushtetutën, Arifi tha se po i intereson pikërisht kjo çështje.
“Ta shohim çka po bëjnë. Mua po më intereson pikërisht kjo”, tha Arifi.
Ndryshe, edhe në Kushtetutën e Kosovës në kapitullin e parë, neni i parë, është përkufizimi i shtetit, ku thuhet se Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...