Enver Hasani: Haxhiu si u.d e Presidentit nuk mund ta mandatojë kryeministrin e ri
Autori: Gazeta inFokus
22:42 | 12 June 2026
Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se sipas aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese [25.03.2026], ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, nuk ka kompetencë ta dekretojë Albin Kurtin, apo këndo tjetër për kryeministër.
Hasani tha se ky interpretim buron drejtpërdrejt nga aktgjykimi i Kushtetueses dhe nuk është qëndrim personal i tij.
“Sipas aktgjykimit të Kushtetueses, Albulena Haxhiu nuk mund ta dekretojë Albin Kurtin për kryeministër. Këtë nuk po e them unë, e ka thënë gjykata. Politika mundet me vendosë ndryshe, siç ka vendosur në disa raste”, deklaroi ai në Klan Kosova.
Sipas Hasanit, kompetenca për dekretimin e mandatarit për formimin e qeverisë i takon presidentit të vendit, andaj fillimisht duhet të zgjidhet presidenti e më pas të procedohet me formimin e qeverisë.
“Presidenti duhet me fillu, se e ka kompetencë me dekretu mandatarin e ri për kryeministër. Sipas këtij aktgjykimi nuk mundet ushtruesi i presidentit. Së pari konstituimi i Kuvendit, presidenti e pastaj qeveria. Përndryshe është shkelje kushtetuese”, theksoi Hasani.
Ai kujtoi se në të kaluarën ushtruesit e detyrës së presidentit kanë dekretuar mandatarë për kryeministër, duke përmendur edhe rastin e Vjosa Osmani, e cila kishte dekretuar Albin Kurti. Megjithatë, sipas tij, aktgjykimi i 25 marsit 2026 tashmë ka vendosur një standard të ri kushtetues.
“Thuhet se presidenti duhet ta dekretoj, pra duhet të zgjidhet për me pas dekret pastaj. Së pari konstituimi i kuvendit, presidenti e pastaj qeveria. Përndryshe është shkelje kushtetuese. Në qoftë se këtë shkelje nuk e çon kurrkush në gjykatë, ajo çështje mbyllet aty”, tha Hasani.

T� tjera
-
Berisha: Arlinda u vrᾰ vetëm 20 sekonda pasi u nda nga policia, ish-bashkëshorti e ndoqi vrasjen live
Avokati Besnik Berisha ka dhënë detaje të rënda lidhur me vrasjen e Arlinda Z...
-
Parashikimi i motit për të enjten
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të cilat he...
-
BE-ja u jep shpresë anëtarësimi vendeve të Ballkanit
Bashkimi Evropian po u bën thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor që të shfr...
-
Haradinaj: Jakup Krasniqi nuk është për gjynah, por pushtetet që lejuan EULEX-in ta poshtërojë popullin
Nasim Haradinaj ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se Jakup ...
-
BE-ja riafirmon mbështetjen për dialogun Kosovë – Serbi, bën thirrje për zbatim të marrëveshjeve
Pas takimit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndim...
-
Shqipëria me projektligj që u mundëson të burgosurve të zgjedhin vetë mjekun dhe spitalin
Deputetja socialiste në Shqipëri, Enriketa Jaho ka dorëzuar një projektligj q...
-
Çitaku mirëpret gatishmërinë e BE-së për ndryshimet në Ligjin për Specialen: Nesër jemi gati për konsultime
Vlora Çitaku, ka mirëpritur gatishmërinë e Bashkimit Evropian për konsultime ...
-
Vrḁsjet e pasluftës, Nasim Haradinaj: Kush i konstatoi që janë vrḁsje politike
Tema e vrasjeve të pasluftës është aktualizuar në Kosovë. E për këtë ka fo...
-
Haxhiu: Gruaja që raporton dhunën e ka bërë hapin më të vështirë, përgjegjësia tani është e institucioneve
Fushata “16 Ditët e Aktivizmit kundër Dhunës me Bazë Gjinore” është hapur zyr...
-
Shiroka Pula: Mbrojtja e vajzave dhe grave kërkon angazhim të përditshëm dhe përgjegjësi të përbashkët
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë sonte në ceremoninë h...
-
Nesër zbulohen tri shkronjat e UÇK-së në fshatin e Jakup Krasniqit
Djali i vëllaut të ish kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqit, Agron Krasniqi...
-
Vëllezërit e ish-presidentit Thaçi vizituan Fadil Fazliun pas kthimit nga Haga
Vëllezërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, Ganiu, Idrizi dhe Blerimi, vizitua...




































