Lajme

Engel uron Kosovën për 49 milionë dollarë të MCC

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 22 June 2017

Kongresmeni Eliot L. Engel, Anëtar i Lartë i Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit amerikan e ka dhënë një deklaratë zyrtare ku ka uruar Kosovën për të cilën Bordi i Drejtorëve të Korporartës për Sfidat e Mijëvjeçarit ka votuar për një program Threshold në vlerë prej 49 milionë dollarë.

“Sot, Bordi i Drejtorëve të Korporartës për Sfidat e Mijëvjeçarit ka votuar të siguron Republikën e Kosovës për një program Threshold në vlerë prej 49 milionë dollarë. I ofroj urime të përzemërta Kosovës dhe falënderoj Bordin e MCC dhe stafin e saj për prodhimin e përbashkët të kësaj marrëveshje të përbashkët”.

“Programi inovativ i MCC do t’i ndihmojë Kosovës të lëviz drejt një oferte më të sigurtë të sektorit energjetik dhe një qeverie më të përgjegjshme. Duke përforcuar investimet në sektorin energjetik, populli i Kosovës do të siguron burime të reja të rrymës, dhe nëpërmjet transparencës një qeverisje më të përgjegjshme.”

-Advertisement-

“Kam punuar shumë që Kosova të përfiton nga programet e MCC që nga pavarësia e Kosovës më 2008 dhe jam i lumtur që kjo sot dha fryte. Dëshiroj posaçërisht t’i falënderoj dy persona sot puna e të cilëve e ka mundësuar këtë lajm, përfshi Koordinatorin Nacional për Zhvillimin e Programit Threshold Petrit Selimin i cili e ka zhvilluar programin shpejt dhe me sukses ashtu që Bordi të vendos sot për këtë shumë dhe Andrew Rusell nga UNDP që ka ndihmuar në prodhimin e të dhënave që Kosova ka pasur nevojë të kualifikohet për grantin e MCC ”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera