Lajme

Endrit Shala: “Malisheva është vula e fitores së Nismës Socialdemokrate”

Autori: Gazeta inFokus 22:41 | 21 September 2019

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Tregtisë dhe kandidati për deputet i koalicionit Nisma-AKR-PD, Endrit Shala, mbrëmjen e së shtunës e ka kaluar në basitonin e Nismës, në Malishevë.

E është ky qytet, i cili sipas Shalës, do të jetë vula e fitorës së partisë së tij, shkruan gazeta inFokus.

“Malisheva është vula e fitores së Nismës Socialdemokrate. Sonte në këtë vend me njerëz kaq të mirë, nuk kishim thjesht takim, sonte Malisheva nisi festën e fitores së madhe të 6 tetorit. Këta të rinjë e të reja, na dhanë plot emocion, gjallëri e mbi të gjitha besimin për fitore”, ka shkruar Shala në Facebook.

-Advertisement-

Tutje, thotë që festa që nisi sot do të angazhohen që të zgjasë edhe pas 6 tetorit, datës kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme.

“Pikërishtë për ditë të tilla, ne do punojmë dhe do angazhohemi që festa që nisi sonte të zgjasë edhe pas 6 tetorit, kur Nisma Socialdemokrate do marrë udhëheqjen e vendit. Kandidatët tanë për deputet, jo vetëm nga Malisheva por nga e gjitha Kosova e meritojnë besimin e qytetarëve, dhe qytetarët meritojnë deputetët e NISMA-së, që do jenë mbështetja e tyre”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera