Lajme

Endrit Shala i reagon Abelard Tahirit: PDK ka harruar se kush ishin

Autori: Gazeta inFokus 22:32 | 24 January 2021

Ish shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate, Endrit Shala, njëherësh anëtar kryesie i Nismës Socialdemokrate ka reaguar ndaj deklaratave të Abelard Tahirit për mos krijimin e koalicionit PDK-NISMA.

Ai shkruan se fatkeqësisht PDK-ja, dikur partia e luftëtarëve e çlirimtarëve nuk po i merr më parasysh kërkesat e ÇLIRIMTARËVE.

“Kjo nuk do të ndodhte në ditët kur PDK i ka pasur liderët e vërtetë. Ableard Tahiri ka të drejtë, sepse ai këto kërkesa nuk mund t’i kuptojë. Ai nuk e mban mend PDK-në e vërtetë”, ka shkruar ndër të tjera Shala në “Facebook”.

-Advertisement-

Më tutje, ai ka thënë se ata tashmë më të vërtetë kanë ndryshuar, veçse fatkeqësisht kanë ndryshuar për të keq.

“E kanë humbur rrugën. Kanë HARRUAR se kush ishin. Por, NISMA kurrë nuk e harron të kaluarën, ne jemi krenar me liderin tonë Fatmir Limaj dhe të kaluarën tonë çlirimtare dhe të kaluarën atdhetare të familjeve tona”, thuhet në postimin e Shalës.

Postimi i plotë i Shalës:

Fatkeqësisht PDK-ja, dikur partia e luftëtarëve e çlirimtarëve nuk po i merr më parasysh kërkesat e ÇLIRIMTARËVE. Kjo nuk do të ndodhte në ditët kur PDK i ka pasur liderët e vërtetë. Ableard Tahiri ka të drejtë, sepse ai këto kërkesa nuk mund t’i kuptojë. Ai nuk e mban mend PDK-në e vërtetë. Ata tashmë më të vërtetë kanë ndryshuar, veçse fatkeqësisht kanë ndryshuar për të keq. E kanë humbur rrugën. Kanë HARRUAR se kush ishin. Por, NISMA kurrë nuk e harron të kaluarën, ne jemi krenar me liderin tonë Fatmir Limaj dhe të kaluarën tonë çlirimtare dhe të kaluarën atdhetare të familjeve tona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera