Ende s’janë suspenduar zyrtarët policor që e arrestuan me dhunë para fëmijëve qytetarin në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 18:35 | 29 September 2020
Ende nuk dihet nëse zyrtarët policor i kanë tejkaluar autorizimet policore kur para dy jave kishin përdorur forcë ndaj një qytetari në sheshin “Nënë Tereza” të Prishtinës në prani të fëmijëve.
Këtë rast hetuesit e Inspektorit Policor të Kosovës, ende janë duke e hetuar dhe tashmë janë marrë disa veprime.
Në një përgjigje me shkrim për gazetën Objektiv, nga ky institucion thonë se janë intervistuar zyrtarët policor të përfshirë në këtë incident dhe janë siguruar video-incizimet brenda stacionit policor.
“Në vazhdën e veprimeve hetimore, hetuesit e Departamentit të Hetimeve pranë IPK-së kanë ndërmarrë një mori veprimesh hetimore në bazë të mandatit ligjor dhe në koordinim me prokurorin kompetent, duke përfshirë sigurimin e video-incizimeve të kamerave të sigurisë në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, marrjen e deklaratës së ankuesit, sigurimin e shkresave të lëndës e cila posedon edhe deklarimet e zyrtarëve policor lidhur me këtë incident”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.
Për ta ndriçuar këtë rast IPK është duke u konsultuar edhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës.
“IPK, aktualisht për këtë incident është në fazën e hetimit drejt ndërmarrjes së veprimeve të nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.
Gazeta Objektiv ka pyetur edhe Prokurorinë e Prishtinës se deri ku kanë hetimet për rastin në fjalë, por që nga ky organ i akuzës nuk kanë kthyer përgjigje.
Ndërkohë, sipas njoftimit të Policisë, zyrtarët policor kanë hasur në qytetarin i cili ka qenë pa maskë mbrojtëse dhe është arrestuar nga policia me dyshimin për pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
E qytetari që ishte ankuar në IPK kishte kërkuar trajtim mjekësor në QKUK.
Po ashtu edhe njëri zyrtar policor kishte pësuar lëndime trupor gjatë arrestimit të qytetarit.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...