Ende pa datë për rifillimin e gërmimeve në Kizhevak
Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 10 April 2021
Gërmimet në varrezën masive në Kizhevak të Serbisë janë ndërprerë tash e disa muaj.
Nga këto gërmime janë gjetur mbetjet mortore të 4-5 personave. E, së fundmi, janë bërë edhe dy identifikime të eshtrave të zhvarrosura vitin e kaluar, të cilët u takojnë viktimave të luftës nga fshati Rezallë.
Ndonëse, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ditë më parë vlerësoi se rifillimi i gërmimeve është me rëndësi, ende nuk është caktuar ndonjë datë.
Kështu ka bërë të ditur drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore në Kosovë, Arsim Gërxhaliu. Ai tha se pritet të mbahet një takim i grupit punues.
”Ende nuk kemi njëherë ndonjë datë të caktuar, me siguri qe pritet të mbahet ndonjë takim i grupit punues por deri sot s’kemi asnjë datë”, tha ai.
Gërxhaliu u shpreh se janë të gatshëm në çdo moment që u kërkohet të vazhdojnë punën e nisur. Ai bëri të ditur se do të gërmojnë edhe në një varrezë të re në afërsi të Sinicës, në një minierë.
Kurse, Udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, për IndeksOnline ka thënë se s’po mund të vazhdohen punimet për shkak të motit të ligë.
“Po presim të kemi një mot të qëndrushëm që të rifillojmë gërmimet. Së bashku me z.Makolli të premtën kemi vizituar lokacionin po ashtu u takuam me palën serbe pikërisht në vendin e ngjarjes por shihej qartazi se kushtet ishin të papërshtatshme për të filluar punën”, tha ai.
Autoritetet e Prishtinës si dhe organizatat joqeveritare vendore e ndërkombëtare thonë se gjatë luftës së Kosovës (1998-1999) janë vrarë dhe zhdukur më shumë se 13.500 persona.
Sipas të dhënave nga Komisioni Qeveritar të Kosovës për Persona të Zhdukur, janë evidentuar 6.057 raste të personave të zhdukur, si pasojë e luftës në Kosovë. Fati i shumicës është zbardhur, por për 1.647 persona ende nuk dihet asgjë./Indeksonline/
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...