Lajme

Ende nuk është identifikuar i dyshuari për vrạsjen e djeshme në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 13:37 | 21 September 2024

Policia ka bërë të ditur se ende është i panjohur i dyshuari për vrasjen e djeshme që ka ndodhur në Mitrovicë.

Në raportin 24 orësh thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe prokurori i shtetit ku janë gjetur dhe sekuestruar 6 gëzhoja, përcjell Klankosova.tv.

“Më datën, kohën dhe në lokacionin e lartcekur, një person i dyshuar për momentin i panjohur, kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull dhe ishte larguar në drejtim të panjohur.”

-Advertisement-

“Viktima pasi që ishte qëlluar me armë ishte dërguar në spitalin rajonal e pastaj ishte përcjell në QKUK, mirëpo rreth orës 12:00 viktima kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, si dhe prokurori i shtetit ku janë gjetur dhe sekuestruar 6 (gjashtë) gëzhoja. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje në raportin e policisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!
-Advertisement-

Të tjera