Ende nuk dihet se si do bëhet furnizimi me tekste shkollore
Autori: Gazeta inFokus 08:45 | 12 August 2024
Ministria e Arsimit ende nuk e ka bërë të ditur mënyrën e furnizimit me libra shkollorë këtë vit. Mirëpo ekspertët po kërkojnë që të rikthehet forma e kaluar, që tekstet të dërgohen në shkolla. Madje sipas ish zëvendësministrit të arsimit, gjasat janë më të mëdha të bëhet një gjë e tillë se sa të subvencionohen prindërit.
Kanë mbetur më pak se një muaj deri në fillimin e vitit të ri shkollor. Por ende nuk dihet se si do të bëhet furnizimi i nxënësve me tekste shkollore.
Kjo pasi Ministria e Arsimit ende nuk ka dalë me një njoftim se a do të subvenciohen prindërit apo do të dërgojnë librat në shkolla.
Ish-zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci thotë se ka gjasa që të rikthehet dërgimi i librave në institucione arsimore.
“Nga sa kam kuptuar Ministria ka kërkuar nga drejtorit Komunale të Arsimit, e ato nga shkollat, që të bëjnë përzgjedhjet, shkollat i kanë dërguar listat në drejtori, po besoj drejtoritë i kanë përcjellë në Ministri, kjo po më lë të kuptoj, po besoj që plani është që furnizimi me tekste të bëhet sikurse në vitet e kaluar, tekstet të dërgohen drejt në shkolla”, ka thënë Pupovci.
Sipas tij, kjo është mënyra më e duhur e furnizimit të nxënësve me libra shkollorë.
“Në Kosovë ka ekzistuar një traditë e blerjes së librave nga vetë familjet, duke marrë parasysh që Qeveria ka gatishmëri për t’i subvencionuar, mendoj që zgjidhja e subvencionimi si zgjidhje e fundit është optimale, mirëpo si zgjidhje të parë e shoh dërgimin e librave në shkollë si ka ndodhur në vitet e kaluara”, ka thënë ai.
Nga Instituti Pedagogjik nuk kanë informata ende, por thonë se praktika e vitit të kaluar kishte lënë disa nxënës pa tekste.
“E di që javën e kaluar është formuar një grup për çështjen e çmimit, me përcaktu çmimet e teksteve. Forma e shpërndarjes nuk është përcaktuar a do të vazhdojmë më praktiken e kaluar apo ndonjë formë tjetër, por megjithatë vitin e kaluar disa nxënës kanë mbetur pa tekste, e faji ka mbetur i pagjurmuar”, thotë Ismet Potera.
Tëvë 1 ka dërguar pyetje në Ministrinë e Arsimit por nuk ka marrë përgjigje në lidhje me këtë temë.
Të tjera
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...
-
Gërvalla pyetet për kritikat e Osmanit: Jemi në konventën e industrisë së drurit, për të tjerat… flasim
Kryediplomatja Donika Gërvalla ka refuzuar të përgjigjet në lidhje me kritika...
-
Vjosa Osmani do të bëjë përurimin e ambasadës së Kosovës në Kolumbi, Gërvalla: Ndihem e nderuar
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e ka quajtur rezultat histori...
-
Kryeziu: Bashkëshortja e kryeministrit punon vetëm në institutin norvegjez, jeton midis Oslos dhe Prishtinës
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka mohuar se gruaja e kryeministrit Ku...
-
Ministria e konfirmon se ka arrestime të kosovarëve nga ushtarët serb, presin detaje nga qeveria e Serbisë
Sot u raportua se dy persona nga Podujeva ishin arrestuar të premten nga usht...
-
Këta janë dy të rinjtë që janë arrestuar nga ushtria serbe
Dy të rinj nga Podujeva janë arrestuar nga autoritet serbe, pasi dyshohet se ...
-
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
Se gjumi juaj është prioritet i Comodita Home dëshmohet edhe këtë muaj! Comod...
-
Kurti: Qeveria po lụfton diskriminimin racor, drejt hartimit një ligj i ri
Nën sloganin “Forcë në diversitet – Një shoqëri pa diskriminim racor”, është ...