Lajme

Ende nuk dihet data për aktakuzat e para të Speciales

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 23 June 2018

Institucionet e Kosovës nuk kanë informacione se kur mund të ngriten aktakuzat e Speciales. Ministria e Drejtësisë bashkëpunon me këtë mekanizëm që qëllim ka hetimin e krimeve të pretenduar të luftës të ish-ushtarëve të UÇK-së.

Por kreu i MD-së thotë se, Abelard Tahiri i tha Ekonomia Online se nuk kanë bashkëpunim të shpeshtë me Specialen që ende nuk ka bërë publike aktakuzat e para. Ndonëse tha se Gjykatë është e themeluar nga institucionet e Kosovës, Tahiri bëri të ditur se përveç komunikimit nuk kanë ndonjë bashkëpunim të shpeshtë.

“Ne kemi pas një bashkëpunim me ta kemi të vazhdueshëm, nuk është se kemi bashkëpunim të shpeshtë realisht sepse është një Gjykatë që funksionon mbi ligjet e Kosovës është e themeluar nga Republika e Kosovës me ndryshimet kushtetuese që ne i kemi bërë”, ka thënë Tahiri.

-Advertisement-

“Kemi normalisht komunikim mirëpo sa i përket punës se prokurorisë dhe kur do të ngritën aktakuzat si do të shkoj normalisht ne nuk do të njoftohemi as në Republikën e Kosovës e normalisht nuk njoftohemi as nga ta, është çështje e prokurorisë atyre Dhomave të Specializuara dhe në asnjë rrethanë nuk kemi kurrfarë informatash sa i përket pra se kur mund të ndodh”, tha Tahiri.

Punë e kësaj gjykate lidhet edhe me misionin më të madh të sundimit të ligjit të Bashkimit Evropian, EULEX, mision ky që nga viti 2008 ka pas rol vendimtar sidomos në sistemin e drejtësisë. Edhe pse mandatin do të duhet ta përfundonte në mes të qershorit EULEX do të jetë këtu së paku edhe për dy vjet.

Misionin evropian në Kosovë, kreu i MD-së e vlerësoi pozitiv. Sipas Tahirit, EULEX ka ndihmuar shumë në fushën e sundimit të ligjit, në ngritjen e kapaciteteve dhe në krijimin e përvojave të reja të një kulture të re të punës.

Përkundër kësaj, Tahiri pranoi se EULEX ka pasur të metat e veta të cilat sipas tij, kanë ardhur nga mungesa e përvojës së Bashkimit Evropian në misione të tilla.

“Unë e vlerësoj jashtëzakonisht pozitiv misionin e EULEX në Republikën Kosovës, është një mision që ka qenë mjaft i kushtueshëm për taksapaguesit evropian. Mendoj që i ka pas edhe të metat e veta dhe lëshimet e veta sepse një përvojë të tillë më herët BE nuk e papasur misione të tilla dhe unë mendoj që ky do të jetë një mësim edhe për ta për çfarëdo misioni në të ardhmen ku do që do të ketë nevojë se si duhet të funksionojë”.

“…tani e tutje ne jemi të gatshëm të ecim të vetëm në rrugën tonë që na pret ën fuqizimin Kosovës drejt anëtarësimit tonë në BE”.

Pas përfundimit të mandatit ekzekutiv të EULEX-it, gjykatat në Kosovë janë “paralizuar” nga mungesa e gjykatësve. Mirëpo me këtë nuk pajtohet, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, kjo pasi sipas ti, përfundimi i mandatit nuk do të lë zbrazëtira në sistemin e drejtësisë.

Tahiri tha se e kanë ditur që do të përfundojë misioni evropian, andaj edhe kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për të plotësuar vendet e zbraztë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera