Rozë

Enca “ndahet” nga menaxheri i saj, ja arsyet!

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 26 April 2017

Në showbizz-in shqiptar, shumica e artistëve menaxhohen nga persona të tjerë, të cilët merren me koncertet, me daljet publike, me takimet e artistëve dhe padyshim edhe me marrëdhënien me mediat.

Ama ka raste kur edhe marrëdhënia menaxher-artist prishet për arsye nga më të ndryshmet.

Kështu ka ndodhur edhe me Encën dhe menaxherin e saj, Lorenc Jaupi.

-Advertisement-

Blitz.al ka mësuar se këngëtarja nuk është më nën menaxhimin e Jaupit, i cili prej muajsh drejtonte “skuadrën” e Encës në koncerte apo edhe në intervista. Nga ana tjetër, burime për Blitz.al kanë treguar se Lorenci është parë në shoqërinë e babait të Noizy-t në Durrës. Ne kemi kontaktuar me ish-menaxherin e këngëtares së “Bow Down” dhe me vetë këngëtaren, të cilët kanë konfirmuar zërat që thoshin se të dy nuk bashkëpunojnë më me njëri-tjetrin.

Enca ka treguar se marrëdhënia e saj me Lorencin ka qenë e ndërtuar në bazë të miqësisë e lidhjeve të tyre familjare dhe nuk ka asnjë konflikt mes tyre: “Thjesht për çështje të label-it ne jemi shkëputur. Tashmë ka njerëz që kujdesen edhe për këtë pjesë, si menaxherë dhe agjentë jashtë dhe brenda”.

Nga ana tjetër, këtë deklaratë të Encës e ka mbështetur edhe ish-menaxheri i saj, i cili i ka mëshuar faktit që janë të dy miq mjaft të mirë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera