Rozë

Enca me urim të përzemërt ditëlindjeje për të dashurin e saj afrikan

Autori: Gazeta inFokus 10:42 | 11 January 2024

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, po vazhdon ta shijojë lidhjen e saj me masazherin afrikan Mickey Neblett.

Ky i fundit feston sot (e enjte) ditëlindjen dhe me këtë rast ka pranuar një urim të veçantë nga e dashura e tij në rrjetet sociale.

Enca, e cila është mjaft aktive dhe e ndjekur në Instagram, ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një ‘selfie’ me të dashurin e saj, teksa i bënte një urim të përzemërt për ditëlindje.

-Advertisement-

“Urime ditëlindjen dalosh”, shkroi Enca në mbishkrimi ne fotografisë, ndërsa e shoqëroi atë me emojin e një kurore të mbretit dhe të një zemre.

Këngëtarja nga Shqipëria përndryshe ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor për fansat, të cilët janë në pritje të një kënge të re nga ajo.

Ajo pati një skandal të vogël vitin e kaluar, kur në shtator përfundoi e arrestuar nga autoritet për kultivimin e disa bimëve kanabis në shtëpinë e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera