Rozë

Enca lanson albumin e parë “Selfmade” (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:32 | 12 May 2017
Këngëtarja Enca Haxhiu hodhi në treg albumin e saj të parë me titull “Self Made”, të cilin e kishte paralajmëruar kohë më parë.
Albumi i saj përmbanë 10 këngë, dy prej të cilave i ka në bashkëpunim me reperin Noizy, shkruan lajmi.net.

Këtë album, Enca ka bërë të ditur se mund ta gjeni në çdo platformë online dhe se përfaqëson fillimin e karrierës së saj si këngëtare dhe tekstshkruese.

Enca ka treguar se titullin “Sefmade” albumit ia la për shkak se ashtu ka filluar punën në fillimet e karrierës së saj si 18 vjeçare.

Ndërsa për realizimin e këtij albumi, është kujdesur kompania e madhe muzikore Ultramusic.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera