Lajme

Emri i kryeministrit të Serbisë dihet pas zgjedhjeve në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 22 May 2017

Emri i kryeministrit të ri të Serbisë do të dihet më 12 qershor 2017, një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë.

Mediet e Serbisë shkruajnë se kandidatët më serioz për kryeministër të Serbisë janë: Ivica Daçiq, shef i diplomacisë serbe dhe ish-bashkëpunëtor i ngushtë i Sllobodan Millosheviqit, ministrja e administratës publike, Ana Brnabiq, si dhe ministri i financave, Dushan Vujoviq.

Përndryshe, Serbia gjatë javëve të ardhshme duhet ta caktoj kryeministrin e ri, pasi që kryeministri në detyrë, Aleksandër Vuçiq, muajin e kaluar ka fituar zgjedhjet presidenciale në Serbi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera