Sport

Emri i Ronaldos del sërish në skenë te Napoli, drejtori i italianëve jep sqarime

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 27 October 2022

Një nga opsionet më të mundshme dhe që u përfol deri në fundin e merkatos për destinacionin e radhës të Cristiano Ronaldos, ishte edhe Napoli. Në Manchester ishin të gatshëm të bënin një marrëveshje me italianët, në rast se operacioni do të përfshinte edhe Victor Osimhen.

Në fund, dihet që palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët, mirëpo duke njohur situatën në të cilën po kalon CR7 tek United, në media të ndryshme është përfolur për një rikthim të pistës Napoli. Gjithsesi, ai që mendon të shuajë të gjithë zërat, para se ato të nisin edhe të kumbojnë më tepër, është vetë drejtori sportiv i të kaltërve, Cristiano Giuntoli. Ky i fundit thekson se nuk ka asnjë shans që Napoli të transferojë Ronaldon në janar.

“Ronaldo te Napoli në merkaton e janarit? Jo, ne nuk do të transferojmë asnjë lojtar në janar. Kjo skuadër nuk ka nevojë për asnjë ndryshim. Ne po bëjmë shumë mirë aktualisht dhe të paktën për momentin nuk kemi planifikuar asnjë lëvizje në merkaton e janarit”, theksoi Giuntoli.

-Advertisement-

Etiketa:
Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy