Lajme

Emrat e atyre që do të përballen me specialen në duar të prokurorëve

Autori: Gazeta inFokus 09:14 | 05 May 2017

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterine Trendafilova thotë se është “fuqimisht e motivuar që institucioni që drejton do t’u përmbahet standardeve më të larta ligjore”.

Dhomat kanë arritur të kryejnë punën deri tani sipas afateve të përcaktuara kohore, tha kryetarja e Dhomave të Specializaura, por ajo nuk ishte në gjendje të saktësojë se kur do të fillojnë edhe proceset e para.

Në pyetjen e Deutsche Welle-s se kush do të gjendet në listat e të akuzuarve, pasi në Kosovë përmenden emrat e krerëve të shumë institucioneve – duke nisur prej Presidentit, kryetarit të Parlamentit dhe më tutje – dhe kur do të fillojnë proceset e para, Trendafilova tha se për momentin nuk mund të flitet për emrat e veçantë, sepse kjo është tërësisht në duart e prokurorëve.

-Advertisement-

Por ajo shtoi se “proceset e para priten së shpejti”. Se ç’do të thotë kjo së shpejti, mbetet të shihet – pasi prokurorët ende nuk e kanë përfunduar punën e tyre në përpilimin e akuzave për krime eventuale.

Ekaterine Trendafilova pohon se “e konsideron si nder të madh që i është besuar kjo punë dhe ky mision, për të drejtuar Dhomat e Specializuara”./DW

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera