Lajme

Emrat e 93 fëmijëve që lindën në Ditën e Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 17 February 2020

Prijnë emrat Pavarësi dhe Pavarësim Me 17 shkurt 2008 kur lindi shteti më i ri në botë, këtij vendi në jetë i erdhën edhe 93 foshnje. Këta fëmijë sot bashkë me Kosovën po festojnë 12 vjetorin e lindjes, duke qenë kjo një ditë e rëndësishme për Kosovën, familjet e tyre nuk kishin si të mos i linin fëmijëve emër me motive të pavarësisë e lirisë.

Nga statistikat që i ka bërë të ditura Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, për 21Media vërehet se atë ditë është vënë emri Pavarësia, Pavarësim, Liron, por ka pasur edhe emra të tjerë të zakonshëm.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera