Emocionuese/ Polici ndihmon gruan të lind në autostradë
Autori: Gazeta inFokus 13:29 | 03 May 2023
Një zëvendës sherif në Florida, ndihmoi një grua shtatzënë të lindte në autostradë.
“Jam jashtëzakonisht krenar për veprimet e tij të shpejta dhe përkushtimin për t’i shërbyer komunitetit tonë në çdo kapacitet,” tha Sherifi i Qarkut Hillsborough Chad Chronister.
Në panik, një shofer iu afrua oficerit, Daniel “Red” Jones, duke i shpjeguar se gruaja e tij ishte gati të lindte. Pasi thirri për ndihmë, oficeri ndihmoi gruan të lindte në sediljen e përparme të makinës.
Autoritetet thanë se oficeri e inkurajoi dhe i dha mbështetje emocionale ndërsa vuri në punë njohuritë e tij për të ndihmuar në lindjen e foshnjës, një vajzë. Policia publikoi pamjet e kamerave të Jones duke ndihmuar gruan të lindte. Oficeri i thotë gruas të “marrë frymë” ndërsa ai e kap nga dora.
Pas lindjes së fëmijës, mbërriti në vendngjarje ambulanca dhe dërgoi nënën dhe fëmijën në spital për të marrë kujdesin e duhur. Autoritetet thonë se oficeri ishte tepër i emocionuar që ndihmoi në lindjen ë fëmijës dhe madje i sugjeroi çiftit t’i vinin emrin e tij “Red”.
Sherifi i qarkut lavdëroi oficerin për reagimin e tij të shpejtë ndaj incidentit. Ai më pas vuri në dukje se kjo ishte hera e tretë që oficeri kishte ndihmuar në lindjen e një fëmije në një situatë emergjente që kur ai iu bashkua ekipit në dhjetor 2021. /abcnews.al
Të tjera
-
Gjykimi për dallavere me patentë shofer, të akuzuarit deklarojnë se MI-së nuk i shkaktuan dëm buxhetor
Në këtë rast, ish-ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Minist...
-
Vd es një 42 vjeçar në Suharekë, ra në kontakt me rrymën elektrike
Një 42 vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Ngjarja e r...
-
Haiziri tregon kur mund të mbahen zgjedhjet
Mundësia për zgjedhje të parakohshme duket të mos jetë e mundur aktualisht. ...
-
Vuçiq i bindur te fitorja e tij në zgjedhje: Hapini kutitë, mund t’i numëroni 100 herë
Një ditë pas triumfit në zgjedhjet e pjesshme lokale, presidenti i Serbisë, A...
-
Kurti thotë se kompania turke “Baykar” është adresë e duhur për armatim: Kur do të blejmë e sa, merret vesh më vonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kompania turke “Baykar”,...
-
Sveçla “ndërron temë”, publikon pamje të maleve të Veriut
Derisa në vend po debatohet rreth telefonatës së Mimoza Kusari-Lilës dhe Mila...
-
Valon Syla ka një pyetje për Albin Kurtin: Pse e merr me vete në çdo takim Kusari-Lilën?
Valon Syla, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7, për bisedën e publikuar ku...
-
Dalin pamjet e adoleshentit nga Fushë Kosova që u rra hë me grushte nga disa persona
Një prind në Fushë Kosovë ka raportuar se disa persona ia kanë rrahur djalin....
-
Paralajmërimet për hapjen e Urës së Ibrit, ish-Komandanti i KFOR’it Bühler: Qeveria duhet t’i dëgjojë këshillat e aleatëve
Ura e Ibrit është mbyllur qe shumë vite për qarkullim të veturave, mirëpo vit...
-
Haxhiu viziton nënën e Eronës që u v*a nga ish-partneri i saj: Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me vajzën dhe nipin
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot nënën e Erona Coklit...
-
Të ardhurat mesatare do të bien me 19% për shkak të ndryshimit klimatik
Të ardhurat mesatare në mbarë botën do të pakësohen me një të pestën deri në ...
-
Në Serbi po kryhen arrestime për akuza të panjohura në Kosovë
Pikëkalimi mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, është një prej zonave ku autorit...