Sport

Emocionuese: Ky është momenti lamtumirës i Julio Cesar (Video)

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 29 November 2017

Julio Cesar i dha fund karrierës së tij. Portieri i njohur brazilian ndërpreu kontratën me Benfikën, edhe pse kishte afat deri në qershor të vitit 2018.

Ish-portieri i Interit, përgatiti një fjali emocionuese dhe lamtumirëse në dhomat e zhveshjes te skuadra portugeze.

“Faleminderit për mikpritjen që më keni bërë mua dhe familjes. Faleminderit dhe respekte. Por, historia nuk mbaron këtu. Vendimi ishte i rëndë, këtë e mendova rreth një muaji më parë. Është e vështirë”, ka thënë Cesar me lot në sy.

-Advertisement-

Cesar bëri afro 87 paraqitje me Kombëtaren e Brazilit, ndërsa emër bëri te klubi i Interit. Po ashtu, portieri mbrojti ngjyrat e skuadrave si: Flamengo, Chievo, Toronto dhe KPR./IndeksOnline/

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy