Lajme

EMOCIONUESE: Këto janë fjalët prekëse të një mësuese nga Ukraina e cila i shpëtoi bombës nga rusët

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 24 February 2022

Një mësuese nga Ukraina i ka shpëtuar fatmirësisht një shpërthimi me bombë në një ndërtesë banimi në qytetin Chuguev të Ukrainës, shkruan Gazeta inFokus.

Pas shpërthimit ajo ka mbetur me disa lëndime trupore, ku me pas ka dhënë një intervistë të shkurtë për ‘EuroNews’.

Mësuesja ukrainase ka thënë se nuk e kishte menduar kurrë se mund ti ndodhte një gjë e tillë vendit të saj.

-Advertisement-

Tutje ajo ka treguar se iu ka shkatërruar shtëpia dhe ka shpëtuar falë një engjëllit mbrojtës, derisa ka premtuar se do të bëjë gjithçka për Ukrainën me aq fuqi sa ka.

“Unë kurrë nuk kam menduar se një gjë e tillë mund të ndodhë. Unë vet jam mësuese, edukatore, ne kemi mësuar për histori, por nuk kemi menduar se do të ndodhë një gjë e tillë tek ne. M’u ka shkatërruar shtëpia, nuk kam më as dyer e as dritare, thjesht asgjë! Unë jam me fat, pasi kam pasur një engjëll shumë të fortë mbrojtës që më ka mbajtur gjallë. Unë do të zgjohem tani, do të bëjë gjithçka për Ukrainën, aq sa mundem, me aq fuqi sa kam, pasi ky është vendi im”, tha Olena Kurilo për “EuroNews”.

Ndryshe shpërthimet me bombë nga ushtria ruse kanë tronditur qytete dhe qyteza në Ukrainë që nga mëngjesi i së enjtes./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera