Emocionuese, ja letra e lamtumirës së portierit më të shtrenjtë në botë
Autori: Gazeta inFokus 15:33 | 09 August 2018
Edhe portieri i ri spanjoll nuk bën përjashtim. Në orët e tij të para si pjesë e bluve të Londrës, i transferuari nga Athletic nisi këtë letër për tifozët “rojiblancos”:
“Sot është dita të largohem nga shtëpia, Athletic. Një ditë plot ndjenja të përziera, si rezultat i largimit nga klubi, në të cilin kam hyrë 9 vjeç, ku jam rritur si njeri dhe si futbollist, tifoz më të cilin që nga fëmijëria kam qenë, jam dhe do të jem. E di se disa tifozë do ta kuptojnë vendim tim, të tjerë edhe jo. Por, të gjithë duhet ta dinë se e kam marrë këtë hap të ri në karrierë me qetësi dhe përgjegjësi.
Nuk ishte aspak e lehtë për të lënë gjithçka, që kam ngritur prej kaq shumë vitesh, me aq shumë përpjekje dhe përkushtim për të përmbushur objektivin e një fëmije. Megjithatë, ndonjëherë në futbollin profesional duhet të hedhësh apa përpara, për të përmbushur sfidat personale, për t’u zhvilluar më tej një karrierë.
E kam analizuar se çfarë është më e mira për mua dhe për këtë arsye, besoj se mundësia që m’u paraqet për t’u transferuar te Chelsea, është vendimi i duhur për të ardhmen time. Kjo nuk do të thotë se unë i harroj vlerat e klubit që po lë, ato mbeten të njëjtat, që kam kultivuar për pesëmbëdhjetë vjet.
Unë kam fjalë falënderimi për klubin dhe për të gjithë “athleticzales”. Dua të falënderoj Athletic për dashurinë, respektin dhe vlerat që ka përçuar tek unë gjatë viteve. Ato do të më shoqërojnë gjithmonë. Falënderoj të gjithë shokët që kam pasur gjatë gjithë këtyre viteve, por sidomos ata që sot ndajnë atë “garderobë”, të cilët janë më të mirët.
Për të gjithë të punësuarit që, në hije, e bënë klubin më të madh. Dhe së fundi, jam ky që jam në sajë të të gjithë tifozëve. Çdo herë që kam ecur në “San Mamés” e kam ndjerë privilegjin dhe kam vënë re dashurinë e forcën tuaj. Unë gjithmonë do të jem në borxh ndaj jush, për atë që më keni bërë të ndihem. Forca Athletic!”
Të tjera
-
Policia me plan operativ për zgjedhjet e 9 shkurtit
Policia e Kosovës tha se duke u bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autor...
-
Nis zyrtarisht fushata për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
Sot nis zyrtarisht fushata zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit...
-
Vrạsje në tentativë në një lokal të Malishevës
Një person ka mbetur i plagosur nga arma e zjarrit në një lokal në Malishevë,...
-
Prokuroria merr një vendim për personin nga Zveçani që kanosi kryeministrin Kurti
Policia e Kosovës ka identifikuar dhe e ka arrestuar një person që kishte kan...
-
Vranësira e reshje bore – Parashikimi i motit për fundjavë
Moti gjatë kësaj fundjave në Kosovë pritet të jetë i vranët e me reshje bore....
-
“Në rastin e Banjskës spitali i Mitrovicës s’kishte as penjë” – Deputetja Rrezarta Krasniqi me kritika të forta për gjendjen e shëndetësisë në Kosovë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka kritikuar m...
-
Virusi i ri kinez mbërrin Shqipëri? – Mjekët thonë se ende nuk ka raste të konfirmuara
Virusi më i ri kinez, apo i njohur me emrin “Metapneumovirusi” mund të jetë d...
-
Kërkohet hetim ndërkombëtar për vrạsjet në qytetin e Cetinjes
Asambleja Komunale e Cetinës kërkoi të premten që personat përgjegjës për sig...
-
Hetimi për sụlmin në Ibër-Lepenc, Verma: FBI po punon me agresivitet për të gjetur sụlmuesit, që ata të japin llogari
Zëvendëssekretari amerikan i Shtetit për Menaxhim dhe Burime, Richard R. Verm...
-
Kosova, pjesëmarrëse në takimin e 15-të në selinë e NATO-s për mbrojtjen e Ukrainës
Në Selinë e NATO-s, nën drejtimin e ShBA-së, u mbajt takimi i 15-të i radhës/...
-
Java e ardhshme me temperatura tipike dimërore, IHMK: Kujdes në komunikacion
Gjatë fundjavës pritet të marrë mot i vranët dhe me reshje bore. Nga Insti...
-
Ferat Shala në Komoran: Ky vit është një vit i fitores të Partisë Demokratike
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shal...