Emocionuese: Babai shqiptar i shpëton jetën të birit, i dhuron një pjesë të mushkërisë

Autori: Gazeta inFokus
10:35 | 28 February 2023
Dashuria e një prindi për fëmijën e tij nuk ka fund dhe këtë gjë e tregoi më së miri dhe një baba shqiptar në Itali i cili u vetësakrifikua duke i dhënë një pjesë të mushkërisë djalit 5 vjeçar për t’i mundësuar atij një jetë normale.
Momente me të vërtetë emocionuese u panë në Bergamo, kur 34 vjeçari i quajtur Anduel me lot në sy përqafoi djalin e tij. Më 17 janar ai iu nënshtruar transplantit të parë të mushkërive nga një dhurues i gjallë dhe tashmë mund të marrë frymë lirisht pa ndihmën e një aparature.
Djali i tij, doli nga spitali një javë më parë, rreth një muaj pas operacionit në gjendje të mirë shëndetësore. Familja shqiptare ishte transferuar në Itali në vitin 2018, atëherë kur vogëlushi ishte vetëm 1 vjeç.
Një vit pas mbërritjes së tyre në Itali, prindërit e çuan në spitalin Meyer në Firence për një kontroll. Analizat treguan se vogëlushi vuante nga diagnoza e talasemisë apo anemisë mesdhetare, një çrregullim gjaku.
Në verën e vitit 2021, kërkohet një transplant i palcës së eshtrave. Pavarësisht suksesit të transplantit, pikërisht ky dhurim i palcës nga babai, me pasojë “transferimin” e sistemit imunitar të prindit te fëmija, gjeneron të ashtuquajturën sëmundje (GvHD), një ndërlikim serioz i vërejtur tek pacientët.
Kjo sëmundje dëmton mushkëritë deri në atë pikë sa fëmija po humbiste plotësisht aftësinë për të marrë frymë në mënyrë të pavarur. /A2cnn
Shpërndaje

Të tjera
-
Gjendet pa shenja jete një i moshuar në liqenin e Pogradecit
Një burrë i moshuar është gjetur pa shenja jete në liqenin e Pogradecit. S...
-
Dje sërish dështoi konstituimi i kuvendit, nesër përpjekja e radhës
Dje dështoi përpjekja e 42’të për konstituimin e kuvendit. Një përpjekje e ti...
-
Shkon në 51 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas
51 persona kanë vdekur si pasojë e përmbytjeve në Teksas, përfshirë 15 fëmijë...
-
Çka thuhet në raportin e Policisë për 2 vjeçaren që u mbyt në pishinë
Një fëmijë 2 vjeçar është mbytur mbrëmë në një pishinë familjare në fshatin Z...
-
Arrestohet pejani pasi tentoi të kryente marrëdhënie sek*suale me një grua
Një burrë është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte tentuar të kryejë m...
-
I dënuari me 20 vjet burgim për trafik ndërkombëtar droge, kapet në hyrje të Shqipërisë
Alija Arslan, 34-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, shtetas i shpallur në kërkim...
-
Dhun*oi psiqikisht nënën, motrën dhe fëmijët e saj, arrestohet shtetasi i huaj në Pejë
Një shtetas i huaj është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte ushtruar d...
-
Arrestohet një person në Vushtrri pas një zënke për transport gruri
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Nadakovc të Vushtrrisë, ...
-
Theret një person në Fushë Kosovë pas një mosmarrëveshje në komunikacion
Një person është therur me thikë në Fushë Kosovë. Ngjarja ka ndodhur të sh...
-
I riu në Gjakovë vdiq pasi u lëndua rëndë në një fabrikë të tullave
Pak orë më herët është raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Gj...
-
Haradinaj për deklaratën e Bekë Berishës: S’jemi konsultuar ende, por jemi për një zgjidhje – presim ofertë nga Kurti
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka thënë ...
-
Trump: Nuk jam i sigurt nëse mund ta ndaloj luft*ën në Ukrainë
Presidenti amerikan Donald Trump tha se nuk ishte i sigurt nëse do të ishte n...