Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 25 November 2024
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media ka folur pas reagimeve të shumta se ajo u refuzua nga Ministria e Bujqësisë në krye me Faton Pecin për grantin që kishte aplikuar.
Hoti ka thënë se me keqardhje duhet të pranojë se asnjëherë më parë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës.
Ajo ka lutur institucionet të mos merren me Gratë e Krushës, derisa ka thënë se këtë dhimbje nuk po e përjeton për emrin e saj, shkruan Gazeta Infokus.
“Në 2010en kemi punu nëpër familje, nga 2010-ta na kanë ndihmuar qoftë ministritë qoftë donatorët e ndryshëm, jemi bërë bashkë kemi rrugëtu pa u dorëzu. Kemi pasur prodhim asnjëherë pa kërkuar ndihmë nga askush. Por vetë ato vetë ministrat e kanë parë rezistencën tonë që kemi dhe na kanë afru dhe na kanë ndihmu në mënyra të ndryshme. Por asnjëherë etiketim ndaj grave të Krushës nuk ka ndodhur deri në këtë vit. Unë me keqardhje po e them prapë. Nuk po me dhemb si e kam emrin Fahrije Hoti, po më dhemb se janë gratë e Krushës. Unë kisha kërku prapë nga ministri dhe nga institucionet që mos të merren me çështjen e Fahrijes, unë e kam marrë një vendim që më është refuzuar projekti qe dy muaj. Kemi bërë ankesë na kanë refuzuar ankesën qe dy muaj. Nuk jemi marrë me atë çështje nuk e di, Lirim Mehmetaj ku i ka marrë dokumentet që i ka shpalos që kam refuzim”, ka thënë ajo.
Gruaja e hekurt e Krushës ka thënë se gratë e këtij fshati dhe fabrika e saj nuk kanë nevojë për lëmoshë dhe se paguajnë taksa si çdo ndërmarrje tjetër.
“Nuk jam kundër asnjë përfituesi, pse janë lajthit emrat e dy femrave gjatë kohës nëpër rrjete sociale dhe media. Le të lajthiten emrat e burrave a psë janë më të fuqishëm fizikisht e femrat jemi më të buta apo për cfarë arsye, asgjë personale nuk kam. Është fabrikë që punojnë mbi 50 punëtorë, kontribuojmë në shtet jemi taksapagues si krejt ndërmarrjet tjera. Nuk jemi për lëmoshë, lëmosha ka kalu”, ka thënë Hoti.
Ky reagim i saj vie pasi ministri Peci u akuzua se nuk ndau grant për Kooperativën Krusha, pavarësisht që kishin aplikuar.
Ministri i Bujqësisë pas reagimeve të shumta të opozitës që e akuzonin se kishte ndarë grant për vëllain dhe dajën e deputetes të VV-së, Fitore Pacolli e kishte refuzuar Fahrijen, publikoi një dokument duke thënë se në vitin 2017, ajo edhe ishte paditur nga Ministria për kthim të grantit prej 17 mijë eurosh në kohën kur ministër ishte Memli Krasniqi.
Mirëpo ministri edhe për këtë u demantua nga Fahrije Hoti./Gazeta Infokus
Të tjera
-
Raportohet për një përleshje në Kuvendin e Serbisë
Në Kuvendin e Serbisë ka ndodhur një incident në mes deputetëve. Pas mirat...
-
Kuvendi do t’i mbajë tri seanca, në njëren diskutohet për qeverisjen e Kurtit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, do t’i mbajnë hiç më pak se tri seanca për t...
-
SBASHK-u paralajmëron protestë më 4 dhjetor
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka paralajmëruar vepri...
-
Audio-incizimi: Rilind Gërvalla implikon direkt AKI-në në skandalin e lajmit të rrejshëm kundër dy mediave kosovare
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Osmani: Shembulli i Kosovës një ndër sukseset më të mëdha në histori
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në panelin përmbyllës në F...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’
Sot Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka lansuar edhe shërbimin e Self Chec...
-
Haxhiu: Dardan Velija largoi nga puna Mehmet Tinovën, vëllanë e dëshmorit Uran Tinova
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kryeshefi në Kompaninë e Menaxhim...
-
A thua çka po bisedon Peci me Kurtin?
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në llogari...
-
FSK hap dyert për qytetarët, ju pret ta festoni Ditën e Forcës
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë ...
-
Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri
Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për...
-
Fahrije Hoti: Si Kooperativë nuk jemi përkrahur asnjëherë nga Ministria e Bujqësisë që nga viti 2015
Fahrije Hoti udhëheqëse e Kooperativës Krusha ka folur pas reagimeve të shumt...
-
Rama: Për viktimat e dhụnës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtin...