Emisari amerikan Kasanof, mbërrin për vizitë në Shqipëri
Autori: Gazeta inFokus 10:12 | 19 December 2024
Pesë muaj pasi u emërua nga Departamenti Amerikan i Shtetit në detyrën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit për Ballkanin Perdëndimor, Alexander Kasanof, bën vizitën e parë në Shqipëri.
Kasanof mbërriti në Tiranë pasditen e së mërkurës.
Burime diplomatike konfirmuan për A2CNN se vizita e Kasanofit në Shqipëri lidhet vetëm me pjesëmarrjen e tij në një aktivitet për 5 vjetorin e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), që mbahet të enjten në Tiranë.
Sipas burimeve, Kasanof do të mbajë një fjalë të veçantë në aktivitet, si përfaqësues i ShBA-së, që bashkë me BE-në janë ideatorët, financuesit dhe mbështetësit kryesorë të Reformës në Drejtësi në Shqipëri.
Pas mbërritjes në Shqipëri, vizitën e parë zyrtari i lartë amerikan, i cili është pasardhës i Gabriel Eksobarit, e zhvilloi në selinë e delegacionit të Bashkimit Evropian ku zhvilloi për gati 60 minuta një takim kokë më kokë me ambasadorin e delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato.
“Mendoj se kemi parë sondazhet e fundit se besimi në institucionet e drejtësisë është rritur edhe për të kuptuarit gjithashtu se institucionet e drejtësisë nuk janë më të ekspozuara si ishin më parë ndaj ndikimit politik dhe ndërhyrjeve politike. Unë nuk shoh ndonjë anësi të veçantë politike në mënyrën se si po vepron SPAK. Unë e kam takuar zotin Dumani, është njeri me integritet të lartë. Ai po bën punën e tij. Nuk kërkon vëmendje, nuk kërkon famë. Ai thjeshtë po bën punën e tij”, tha ambasadori Gonzato.
Puna e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion ka shkaktuar jo pak reagime politike në vend, për shkak të hetimit, arrestimit apo dërgimit për gjykim të zyrtarëve apo ish zyrtarëve të lartë në vend.
Aktualisht, një komision i posaçëm parlamentar për antikorrupsionin dhe mirëqeverisjen ka nisur punë për të çuar përpara reformat, por krijimi dhe puna e tij po ndiqen me vëmendje dhe jo pa shqetësim nga dy donatorët dhe mbështetësit e reformës në drejtësi, ShBA dhe BE.
Ndërkohë në fillim të tetorit Gjykata e Lartë, SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, KLGJ dhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë njoftuan se nuk do të marrin pjesë me ekspertë në këtë komision.
Të tjera
-
Krasniqi priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Ishte kënaqësi të bashkëpunojmë në këtë rrugëtim, miku ynë i çmuar
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur ne takim...
-
Serbia refuzon vizitën e ministrit Çeku në Preshevë
Beogradi ka refuzuar kërkesën e ministrit të Kulturës, Hajrulla Çeku për vizi...
-
AKB: Mbi 1 mijë e 500 biznese u mbyllën këtë vitë në Kosovë
Aleanca Kosovare e Bizneseve ka bërë një studim të Trendit të ndërmarrësisë p...
-
‘A jeni bërë gati për një dimër tipik’, IHMK: Nga nesër ndryshime të mëdha të motit
Besim Aliu nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka folur për kushtet at...
-
Dëmet nga lufta në Kosovë – ASK prezanton të dhënat për numrin e viktimave të luftës
Agjencia e Statistikave të Kosovës, gjatë ditës së sotme i ka prezantuar rezu...
-
Kosovën e viziton sot Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës
Të enjten, në Kosovë do të qëndrojë Shefi i Forcave të Armatosura të Zvicrës,...
-
Lansohet platforma online për raportimin e korrupsionit
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit në mbështetje nga UNDP në Kosovë, ka...
-
Regjistrimi i popullsisë, ASK publikon të dhënat për përbërjen etnike të Kosovës
Agjencia e Statistikave të Republikës së Kosovës sot ka prezantuar të dhënat ...
-
Struktura fetare e Kosovës: 93.49 % të besimit islam, 2,31 % ortodoks, 1,75 % katolik
Agjencia e Statistikave të Republikës së Kosovës sot ka prezantuar të dhënat ...
-
Arrestohet i dyshuari për kërcënim ndaj Ramush Haradinajt, kërkohet paraburgim
“Ti e meriton veq një plumb te dryshkt ne ball”. Kështu u kërcënua dje në ...
-
IPK: Rriten ankesat e qytetarëve ndaj zyrtarëve policorë
Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar rreth 21% më shumë ankesa nga qytet...
-
Policia shqiptoi 1786 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...