Lajme

Emisarët e BE-së në takim me Haradinajn, paraprakisht takuan Thaçin

Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 10 January 2018

Dy të dërguar të posaçëm të Evropës Jug-perëndimore, janë duke zhvilluar një takim aktualisht me kryeministrin, Ramush Haradinaj.

Zyra e Kryeministrit nuk ka bërë të ditur se çka po diskutohet mes Haradinajt dhe Christian Hellbach dhe Thomas Bertin, njofton Klan Kosova.

Hellbach nga Franca dhe Bertin nga Berlini paraprakisht kanë takuar edhe presidentin, Hashim Thaçi.

-Advertisement-

Të dërguarit special po qëndrojnë në Kosovë, pas një iniciativës së muajit të kaluar për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Në takimet emisarëve të BE-së i pranishëm ka qenë edhe ambasadori i Amerikës, Greg Delawie, i cili është larguar pak momente më parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera