Rozë

Emina Çunmulaj një nënë e përkushtuar

Autori: Gazeta inFokus 08:50 | 17 January 2018

Modelja shqiptare me origjinë nga Mali i Zi, Emina Çunmulaj ka zgjedhur disa fjalë prekëse për t’ia dedikuar vajzës së saj.

Në një fotografi ku janë pranë njëra-tjetrës, Emina shkruan: 

“Hajde mami ulu… hajde ulu. U ula, i kapa dorën dhe zemra më shkriu. Mendoj shumë se ku kam arritur sot në jetë. Më pëlqen të jem mama më shumë se çdo gjë tjetër në këtë botë. I gëzohem dhe numëroj bekimet e mia çdo ditë. Falenderoj Zotin që më dha dhuratën më të mirë, atë të sjelljes së një jete në këtë botë.

-Advertisement-

Nuk jam një mama perfekte, kjo nuk është në fjalor dhe po mësoj çdo ditë, por edhe në ditët më të vështira, e di sa me fat që jam që kam një vogëlushe që më thërret mami. Të dua shumë Ella Faria, faleminderit që më zgjodhe mua për të qenë mamaja jote.”

Dihet se Emina është në pritje të një foshnje tjetër me miliarderin Sam Nazarian, por nuk dihet gjinia.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera