Rozë

Emina Çunmulaj e tregon me krenari se është shqiptare, u mëson fansave të huaj recetën “mish e lakra” (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 14:42 | 04 October 2019

Modelja e njohur, Emina Çunmulaj, e thotë gjithmonë me krenari se është shqiptare.

Nëpërmjet postimeve të ndryshme në rrjetet sociale, ajo tregon se në asnjë moment nuk ka harruar traditat shqiptare, duke përfshirë këtu vallet, ushqimin si dhe muzikën.

Së fundmi, modelja ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë disa video ku tregon se po bën një ushqim shqiptar. Në një postim në “Instastory”, Emina shkruan se do t’u mësojë fansave recetën se si gatuhen “mish e lakra”.

-Advertisement-

Çunmulaj ka treguar nëpërmjet videove të gjithë procesin e gatimit dhe në fund rezultatin përfundimtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera