Lajme

Emin Beqiri nuk suspendohet nga Policia edhe pas konfirmimit të aktakuzës

Autori: Gazeta inFokus 07:06 | 28 June 2018

Bëhen dy muaj që kur Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë kundër ish-shefit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Emin Beqiri. Por ani që organi i akuzës e ngarkon me tri vepra penale, Beqiri vazhdon të punojë në Policinë e Kosovës. Atij vetëm i është ndërruar vendi i punës, shkruan sot Koha Ditore.

Në Policinë e Kosovës kanë thënë se ata veprojnë në koordinim me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) dhe se sipas tyre nuk kanë marrë rekomandim për suspendimin e tij nga puna.

“Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit, dhe në të gjitha rastet ku mund të ketë ndonjë zyrtar policor i cili mund të bjerë ndesh me ligjin, ndërmerren veprimet e nevojshme konform autorizimeve ligjore”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

-Advertisement-

Ky institucion ka thënë se u bindet vendimeve të IPK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera