Lajme

Emin Beqiri flet për aktakuzën në rastin “Sekseri”

Autori: Gazeta inFokus 16:49 | 04 May 2018

Në një deklaratë për KALLXO.com, ish-shefi i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës Emin Beqiri ka folur shkurt për aktakuzën ndaj tij.

“Nuk e kemi pranuar ende aktakuzën dhe nuk dua të deklarohem dhe të paragjykoj pa e pasur aktakuzën dhe shkresat e lëndës”, ka thënë Beqiri.

Ai shtoi se kur të pranojë shkresat e lëndës për këtë rast do të deklarohet.

-Advertisement-

Afera e korrupsionit për të cilën po akuzohet Beqiri ka të bëjë me kërkesën e një shume prej 50 mijë eurosh e cila ishte filmuar nga një person që po hetohej nga krimet ekonomike.

Në një njoftim të saj, Prokuroria Speciale njoftoi se ka ngritur aktakuzë ndaj ish-drejtorit të Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës Emin Beqiri dhe biznesmenit Rrahim Hashimi.

Rrahim Hashimi është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kërkuar 100 mijë euro ryshfet për të lehtësuar hetimin në një rast penal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera