Lajme

Emigranti shqiptar në Greqi abuzon seksualisht me vajzën e tij 7 vjeçe

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 15 January 2018

Një emigrant shqiptar është arrestuar nga policia në Greqi, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij 7-vjeçare. Historia u zbulua pas vizitës te pediatri, ku u konstatua se se e mitura kishte hemoragji të vazhdueshme në organet gjenitale.

Me urgjencë ajo u dërgua në spitalin e fëmijëve në Athinë, ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale.

Ndërsa mjeku pediatëër bëri kallëzim për babain e vajzës si i dyshuari kryesor për abuzimin me të birin. 36-vjeçari u arrestua nga policia dhe po mbahet në paraburgimin e Tripolit teksa hetimet po vijojnë. Aktualisht gjendja shëndetësore e vajzës është stabilizuar, por ajo vazhdon të jetë e traumatizuar.
Cifti shqiptar jetonte në ishullin e Salaminës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera