Sport

Emery zbulon të ardhmen e Ozil

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 21 December 2018

Unai Emery tha se mesfushori ‘i padukshëm’ Mesut Ozil ka një të ardhme te skuadra e Arsenalit, shkruan GazetainFokus.

Pavarësisht faktit se ai nuk ka startuar në një ndeshje të vetme që prej 11 nëntorit përveq një gare me Evropa Ligë ndaj Qarabag.

Ozili ka qenë i lidhur me shumë klube pasi që u eliminua nga skuadra e Arsenalit në çerekfinale të Kupës EFL për “arsye taktike”.

-Advertisement-

Real Madrid dhe Inter janë përmendur në mënyrë specifike si skuadrat e interesuara për shërbimet e Mesut Ozil.

Megjithatë, Emery në një konferencë për shtyp ka deklaruar se Ozil do të jetë në skuadër për ndeshjen e së shtunës në Premier League kundër Burnley, dhe kur u pyet nëse ai kishte një të ardhme në Arsenal, u përgjigj: “Po, pse jo?”. /GazetainFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera