Sport

Emery: Ja kush do t’i gjuaj penalltitë

Autori: Gazeta inFokus 14:28 | 18 September 2017

Trajneri i PSG-së, Unai Emery ka folur për duelin në mes të Neymar dhe Cavanit për të gjuajtur penalltinë, ku k

uruguaiani nuk arriti ta dërgoj në rrjetë.

Megjithatë, Emery ka thënë se futbollistët duhet të vendosin vetë për goditjet e dënimit, nëse jo atëherë do të marr masa.

-Advertisement-

“Goditjet e dënimit do të ekzekutohen nga disa lojtarë, njëri është Cavani dhe tjetri Neymar”, tha Emery.

“Duhet një marrëveshje në terren për të goditur dënimet.

“Pas kësaj, ne do të organizojmë në mënyrë të brendshme për dënimet që po vijnë, sepse mendoj se të dy janë në gjendje të shënojnë ato dhe unë dua që të dy të alternojnë në këtë stërvitje.

“Nëse nuk ka marrëveshje, unë do të vendos. Unë nuk dua që ajo të jetë një problem për ne.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera