Sport

Emery flet për largimin e mundshëm të yllit të PSG-së në janar

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 29 November 2017

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery, ka thënë se janë normale lajmet për largimin e mundshëm të Javier Pastore drejt një skuadre si Inter.

Pastore ka sugjeruar se do ta konsiderojë të ardhmen e tij në janar, pasi nuk po gjen hapësirë në skuadrën e PSG-së, por Emery e ka bërë të qartë se argjentinasi është lojtar i madh.

“Janë normale lajmet për largimin e lojtarëve si Pastore”, ka thënë Emery në një konferencë për media.

-Advertisement-

“Pavarësisht a luajnë apo nuk luajnë, atë janë lojtarë të mëdhenj dhe, në botën e sotme, ka shumë informata që kalojnë nga dora në dorë”, ka thënë ai.

Pastore është synim i Interit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera