Sport

Emery: Është normale që të gjithë e duan Pastoren

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 30 November 2017

Futbollisti argjentinas nuk po gjen hapësira në skuadrën e PSG.

Trajneri i Paris Saint-Germain, Unai Emery, i cilëson si krejt normale spekulimet për largimin e mundshëm të Javier Pastores nga kryeqyteti francez.

Pastore nuk është më një zgjedhje e parë për trajnerin Emery, prandaj mund të largohet në janar në ndonjë skuadër tjetër, me Interin që ka shfaqur interesim të vazhdueshëm për lojtarin, i cili vlerësohet rreth 20 milionë euro.

-Advertisement-

“Të flitet për një lojtar si Pastore që do të largohet është gjë normale”, ka thënë Emery për gazetarët.

“Luan apo jo, ai mbetet një lojtar i madh dhe në ditët e sotme informacionet përhapen me shpejtësi të madhe”.

“Gjithsesi, gjëja më e rëndësishme për mua është të përgatis skuadrën për çdo ndeshje”, ka theksuar Emery.

Pastore është pjesë e PSG që nga viti 2011, ku u transferua nga Palermo për shifrën e 43 milionë eurove.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera